FIER- Ashtu siç e cilësoi edhe kryeministri Edi Rama 4 ditë më parë, edhe zona naftëmbajtëse e Patos-Marinzës në Fier është klasifikuar si një “hotspot” me nivel të lartë të ndotjes së hidrokarbureve.

Banorët ankohen në masë për nivel të lartë të ndotjes në çdo orë të ditës. Sipas tyre shumë prej tyre vuajnë nga sëmundje të ndryshme kancerogjene, apo sëmundje gjaku.

Edhe kryeplaku i fshatit Belinë thotë se ky shqetësim është lënë gjithnjë në heshtje.

Në këtë zonë ka funksionuar ish-stacioni i pompimit të naftës bruto që më pas depozitohej në rafineritë përkatëse.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)