Akoma nuk e pranon, sepse është supersticioz, por Jurgen Klopp ka një ëndërr. Kërkon të fitojë atë Champions League që ka humbur kur drejtonte Borussia Dortmund, kur kishin mbetur edhe pak minuta nga fundi i finales së luajtur në 2013-ën. Përballë tij ishte Bayern Munich dhe Jupp Heynckes.


Në këtë sezon, pesë vite më pas, ai mund të hakmerret ndaj bavarezëve dhe ndaj Jupp-it. Klopp nxiton të fitojë, edhe pse ka filluar të mendojë që tani për tërheqjen: Sigurisht, nuk do të jem trajner në moshën e Heynckes, ka thënë trajneri i Liverpool. E admiroj atë që po bën, por unë nuk do ta bëj.


Kur në Mynih kanë kuptuar se nuk do të arrinin ta mbanin Heynckes edhe për sezonin e ardhshëm, dikush ka menduar për të. Hoeness ka rrëfyer se bavarezët kanë menduar ta marrin që në 2008-ën, por më pas zgjodhën Jurgen Klinsmann:


Zgjodhëm Jurgen K e gabuar. Nga ajo ditë, duke parë sukseset e arritura nga Klopp në drejtim të Dortmund, bavarezët janë penduar për zgjedhjen e bërë. Por këtë herë nuk më ka kontaktuar asnjeri, ka siguruar Klopp. Pavarësisht nga fakti nëse doja të shkoja atje ose jo, kam katër vite të tjera kontratë me Liverpool.


Fakti që nuk më kanë kontaktuar është shumë i logjikshëm. Edhe pse vetë Klopp ka pranuar se ëndërron kthimin në Dortmund: Te Mainz dhe Borussia kam kaluar vite shumë të bukura, mund të kthehem një ditë, por nuk është e thënë që ta bëj si trajner.


Mund të varet nga mënyra sesi do të përfundojë sezoni aktual. Sepse Klopp, edhe pse nuk e ka pranuar akoma, me Liverpool dhe Bayern në gjysmëfinalet e Champions League, ëndërron hakmarrjen e dyfishtë: ndaj bavarezëve dhe ndaj Heynckes.


20 prill 2018 (gazeta-Shqip.com)