Ilirjan-FileNga Maringlen Miraka

Ne jemi duke menduar jo vetëm për një sukses të pastër për liqenorët, por dhe për ndeshjen që do të kemi në mesjavë në Fier, atje ku do të kërkojmë të ruajmë kreun


Verdheblutë i kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve të tyre për ndeshjen e radhës, që do ta luajnë sot në Nexhip Trungu të Cërrikut ndaj Pogradecit. Atmosfera në kampin elbasanas është mjaft e mirë dhe të gjithë janë optimist se ndaj liqenorëve do të marrin një fitore të radhës. Në një prononcim për “Gazeta e Sportit”, trajneri i Elbasanit, Ilirjan File, përpara takimit me Pogradecin është shprehur se skuadra është gati për këtë ndeshje. Jemi stërvitur shumë këtë javë dhe humbjen ndaj Mamurrasit e kemi vath në vesh, pasi dhe ndaj liqenorëve nuk duhet të gabojmë më, aq më tepër që është fundi i kampionatit.


Skuadra është në gjëndje të mirë dhe kjo më gëzon shumë. Përsa i përket tre mungesave ato janë të rëndësishme për ne, por nuk më shqetësojnë shumë, pasi kemi lojtar të tjerë. Kështu që e kam gjetur zgjidhjen. Do të luajmë në Cërrik. atje ku nuk kemi gabuar asnjëherë deri tani. por i kemi fituar të gjitha ndeshjet. Dhe të njëjtën gjë do ta bëjmë dhe nesër, ndërsa do të vazhdojmë kështu rrugëtimin tonë drejt ngjitjes në Kategorinë Superiore, e cila është e shumëpritur nga të gjithë. Me fitoren ndaj Pogradecit jemi shumë pranë Superligës dhe pak metra na ndajnë që të ngjitemi zyrtarisht. Kështu që nëse Tërbuni nuk fiton ndaj Mamurrasit, po nesër (sot) neve sigurojmë përfundimisht Ligën Superiore.


Do të hedh në fushë formacionin më të mirë dhe atë fitues, të cilin akoma nuk e kam shpallur dhe kam vendosur që vetëm pak minuta përpara takimit ta bëjë publik, sepse rritet dhe konkurrenca në formacionin tonë, ka thënë File në prag të ndeshjes me Pogradecin. Në përfundim të prononcimit të tij, numri një i pankinës verdheblu Ilirjan File është shprehur se fitorjanuk do të diskutohet. Madje do të jetë e pastër, ndërsa do të mendojmë njëkohësisht dhe për sfidën e së mërkurës ndaj Apolonisë në Fier, ku do kërkojmë të ruajmë vendin e parë atje duke mos humbur, mbyll File.


The post File: Fitojmë me Pogradecin, jemi më pranë Superiores appeared first on Sporti Shqiptar Online.