Trajneri i verdhebluve, Ilirian File, mendon se skuadra e tij është në gjendje të marrë rezultat pozitiv në Kavajë
Elbasani është në një situatë të tillë, ku çdo gabim në ndeshjet në vazhdim të kampionatit mund ti kushtojë shumë sa i takon objektivit. Pas fitores me Vlorën dhe lojës me nivel të lartë, pritet më në fund që verdheblutë të marrim pikë në transfertë, konkretisht në fushën e Besës. Drejtuesit dhe futbollistët e kanë të qartë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, ndaj dhe do ti shkarkojnë të gjitha bateritë në stadiumin e Kavajës. Një humbje e mundshme do ta largonte shumë Elbasanin nga objektivi, për të mos thënë që do ta bënte të pamundur arritjen e tij, prandaj dhe ndeshja me Besën konsiderohet treni i fundit për verdheblutë.
File Trajneri Ilirjan File pranon se tashmë gjërat janë bërë më të vështira se në fillim. Ai është optimist, pasi ekipi ka filluar të luajë më mirë, duke e bindur se Elbasani mund ti rigjejë pikët e humbura gjatë rrugës: Jam i gëzuar për faktin se ekipi ka filluar të luajë më mirë dhe po na jep besim edhe për ndeshjet jashtë fushe, ku ne kemi çaluar deri tani. Them se nuk është utopi për Elbasanin fitorja në transfertë.
Mendoj se do të fillojmë të rikuperojmë pikët që kemi lënë deri tani në ndeshjet jashtë fushe, duke filluar që nga kjo javë në Kavajë. Ekipi po kalon një formë mjaft të mirë dhe besoj se do tidalim të marrim fitoren e parë jashtë në këtë kampionat, thotë trajneri File. Kreu i stolit verdheblu shton se Besa është vlerësuar maksimalisht, pasi edhe ajo ka filluar ngritjen. Besa ka një grup lojtarësh mjaft të mirë dhe duhet respektuar.
Megjithatë, ne do të shkojmë në Kavajë vetëm për një rezultat pozitiv. Elbasani është pretendent për në superligë dhe e vlerëson maksimalisht çdo takim. Lojtarët janë në gjendje mjaft të mirë dhe po përgatiten me përqendrimin e duhur për sfidën me Besën. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë, por jam i bindur se nuk do të dalim pa pikë nga kjo transfertë, ka përfunduar trajneri verdheblu.
Verdheblutë fitojnë thellë me miqtë nga Gostivari
Elbasani ka mundur thellë në miqësore ekipin e Përparimit nga Gostivari, me rezultatin 6-0. Ndeshja është zhvilluar në stadiumin Ruzhdi Bizhuta, në qytetin e Elbasanit. Ndeshja ka pasur më shumë rëndësi për afrimin dhe njohjen e dy skuadrave. Të dy trajnerët kanë aktivizuar çdo futbollist të gatshëm që kanë pasur.