Nga Maringlen Miraka
Për mua gjyqtari në Fier u nxitua, sepse për mua nuk ishte penallti. Megjithatë e respektoj vendimin e tij, ndërsa këtë fundjavë do ta kthejmë në festë sportive, pasi e merituam Superioren
Verdheblutë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në përballjen e së mërkurës ndaj Apolonisë vendëse, ndërsa kanë marrë një pikë të rëndësishme, që tashmë i siguron dhe më shumë në vendin e parë të renditjes duke i çuar drejt titullit kampion. Takimi në “Loni Papuciu” ka qënë mjaftë i fortë dhe Elbasani ia ka dalë mbanë, pavarësisht se në fund i ka ikur fitorja nga duart, që do ti shpallte përfundimisht kampion të Kategorisë së Parë.Trajneri i Elbasanit, Ilirjan File, ka ndërtuar një formacion mjaft të mirë, atjje ku ka hedhur në fushë të gjithë lojtarët cilësor duke e vlerësuar në maksimum kundërshtarin që ka javë që e ndjek hap pas hapi në kërkim të vendit të parë.
Tekniku File në përfundim është shprehur se ka mbetur shumë i kënaqur me barazimin, sepse kështu është ruajtur distanca prej katër pikësh me ndjekësin më të afërt, ndërsa titulli për verdheblutë është shumë pranë. Bëmë një lojë shumë të mirë dhe futbollistët zbatuan të gjitha detyrat që i vura përpara takimit dhe me pak kujdes mund të merrnim tre pikët ndaj bardhejeshilëve. Këta të fundit ishin të favorizuar pasi luanin brenda, ku në krahë kishin tifozët e tyre.Por dhe ne ishim të mbështetur nga një numër i madhë sportdasësish, të cilët i falënderoj që kishin ardhur nga Elbasani për të na përkrahur.
Përsa i përket penalltisë kam dyshime, pasi edhe nuk jepeshe. Për mua gjyqtari u nxitua, pasi nuk ishte. Megjithatë respektoj vendimin e kryesorit. Ajo që është e rëndësishme për ne ishte të mos humbitnim në Fier pasi disfata do të na i komplikonte shumë situatën dhe Apolonia do të na afrohej shumë. Ndaj dhe barazimi ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide, ka thënë File, i cili në përfundim të deklaratës së tij për Gazeta e Sportit ka pohuar se kërkohet që të shpallen zyrtarisht kampion të Kategorisë së Parë të shtunën në sfidën që do të luhet ndaj Kamzës. Ne këtë ndeshje do ta kthejmë në festë, sepse e kemi siguruar Kategorinë Superiore, ndërkohë që tashmë duam titullin, ka mbyllur deklaratën e tij, Ilirjan File.
The post File kënaqet me barazim, titullin zyrtarisht me Kamzën appeared first on Sporti Shqiptar Online.