Ka filluar një orë më parë vendosja e kioskave në rrugën Murat Toptani, të cilat, sipas një projekti privat të Kunatit të kryetarit të Bashkisë, do t’i ofrohen biznesit për një muaj me një qera 3 mijë euro. Në krye të operacionit është shfaqur vetë kunati i Lulëzim Bashës, Erjon Isufi dhe menaxherja e tij, Odeta.


Shqiptarja dhe Tema, janë dy gazetat që kanë publikuar skandalin, ku kompani të krijuara nga partnerë të Kunatit të Lulëzim Bashës po marrin gjithë punët publike në Tiranë, përfshirë dhe aktivitete të tilla. Kompania që ka kontraktuar biznesin është agjencia e reklamave Orange, e krijuar disa kohë më parë nga partneri i Erion Isufit, Dionis Teqja.


Erjoni Isufi (Kunati) dhe Dionis Teqja