Aktiviteti në fjalë, i cili zhvillohet për herë të tretë në qytetin e Shkodrës me mbështëtjen e Bashkisë, Qëndrës Kombëtare Kinematografike, Arkivit Shtetëror të Filmit dhe MTKRS-së u ndoq me shumë interesim përgjatë të gjithë javës nga publiku shkodran, mes të cilëve spikasinin, fëmijët dhe të rinjtë.

Krahas çmimit të madh të festivalit, juria shpërndau në mbyllje të aktivtetit edhe çmime të tjera sipas kategorive konkuruese. Kështu, juria e fëmijeve ka përzgjedhur si filmin më të mirë të kategorisë së fëmijëve atë nga Kroacia “Granny Fly Swatter”, të cilit i dorëzoi edhe kupën përkatëse.

Ndërsa me çmimin e parë vlerësoi filmin “ Snub-Nosed Elf” nga Hong Kongu, me çmim të dytë “The ball from space” nga Gjermania, ndërsa me çmimin e tretë filmin “Hëna e humbur” të Joan Kamberaj nga Shqipëria.

Me shumë interes është pritur dorëzimi i çmimeve nga juria ndërkombëtare, e cila nga ana e saj ka ndarë dy çmime speciale, njërin  për filmin “Nullarbor” nga Australia, si dhe  për filmin “Kuptimi i jetës” nga Jani Zhonga.

Për kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër për fëmijë, fitues u shpall filmi “The story of little Paolo” nga Franca, ndërkohë që filmi më i mirë për studentet u shpall “Gallery” nga Polonia.

Një tjetër çmim i shpërndarë në mbyllje të akfitivitetit ka qënë edhe ai për të rriturit, ku vendin e parë e mori filmi “Dove sei amore mio” nga Kroacia.

Sipas Drejtorit të Festivalit, Artan Maku, “Anifest Rozafa 2012” pati një sukses të dukshëm në të gjithë disiplinat e tij, duke filluar nga kategoria e fëmijëve, ajo e studentëve si dhe për të rritur. Në krahasim me edicionet e maparshme, Maku thotë se festivali pati rritje edhe në programacionin e tij./Start/


                                                                                             2012-10-01 16:27