Në 105 minuta regjisori francez, Fanny Ardant, ka rrëfyer historinë e veprës "Eskili ky humbës i madh" të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, dhe e ka titulluar ""Hi dhe gjak".

Ky film do të ekranizohet edhe në Tiranë, në Akademinë e filmit dhe multimedias "Marubi", më 13 janar.

Me rolet e tyre në "Hi dhe gjak" paraqitën aktorët Ronit Elkabetz, Marc Ruchmann, Abraham Belaga, Claire Bouanich, Olga Tudorache dhe Ion Besoiu.

Për të nderuar veprën e Ismai Kadares në Shqipëri po mbahen një varg aktivitetesh sepse 2016-ta është shpallur vit kulturor i këtij shkrimtari, pasi që sivjet ai feston ditëlindjen e 80-të.