Holanda, Svicra, Portugalia dhe Anglia. Janë këto katër skuadrat fituese të grupeve respektive në Ligën A të Nations League, që do të kërkojnë të hyjnë në histori si fituesit e parë të këtij trofeu.


Gjithçka do të vendoset në Portugali, ku do të zhvillohet edhe final four, mes datave 5 dhe 9 qershor të vitit të ardhshëm. Shorti i gjysmëfinaleve do të hidhet më 3 dhjetor. Nuk ka skuadra të fovorizuara, do të jetë short i lirë, me spektaklin të garantuar. Është tashmë e përcaktuar që Portugalia do të luajë gjysnëfinalen e saj më 5 dhjetor, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ditën pasardhëse. Më 9 qershor do të jetë dita e finaleve, ajo për vendin e 3-të dhe e madhja për trofeun.


Takimet do të luhen në Estadio do Dragao të Portos dhe në Alfonso Henriques në Guimaraes.


Luzitanët kanë në favor faktin që do të luajnë në shtëpi, ku me siguri do të kërkojnë të ndihmën e Cristiano Ronaldos.


20 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)