Arbitri i finales së Botërorit, italiani Nicola Rizzoli, ka zbuluar se Christoph Kramer e humbi krejtësisht mendjen pas një përplasjeje të dhunshme me Ezequiel Garayn në pjesën e parë të takimit.



“Pak pas përplasjes, Krameri më pyeti: Arbitër, kjo është finalja? Mendova se po bënte shaka fillimisht, por më pyeti sërish dhe kur i thashë po, më falenderoi duke më thënë që ishte e rëndësishme ta dinte diçka të tillë”, tha Rizzoli për ‘La Gazzetta dello Sport’. Në minutën e 17 të finales Argjentinë-Gjermani, Kramer u përplas me shpatullën e Garayt duke goditur fort kokën, por kaluan 14 minuta para se të zëvendësohej nga Andre Schurrle. / Top ChannelBrazil 2014
Lahm: Rezultati 7-1? Ndjeja ankth
Formacioni i Botërorit, pa Messi-n

Muller: Këpucën e Artë futeni në …