A do jetë finalja e Kupës së Botës një “Luftë e Shenjtë”? Më e pakta, ndeshja e të dielës do të fusë në një farë “sikleti” miliona katolikë – për të mos përmendur këtu punonjësit në Vatikan. A do të bëjnë tifozllëk për Argjentinën, vendlindjen e Papa Franceskut, i cili njihet si një i apasionuar pas futbollit? Apo do të mbështesin Gjermaninë, vendlindjen e Papës Emeritus Benedikti XVI, edhe ai një tifoz i zjarrtë?

Dhe çfarë mund të themi për Arbitrin e Madh atje lart? Lutjet e kujt do të dëgjojë ai, kur të nisë ndeshja?
Gjermania e fitoi finalen të martën, kur mundi Brazilin, vendin organizator. Argjentina mundi Hollandën të mërkurën pasdite. Sigurisht, të dy Papët (për të mos përmendur Zotin) kanë gjëra më të rëndësishme në mendje. Por të dy papët kanë thënë gjithashtu se sporti mund të jetë më shumë se sa thjeshtë argëtim dhe lojë. “Sporti i futbollit mund të jetë një mjet edukimi për vlerat e ndershmërisë, solidaritetit dhe vëllazërisë, sidomos për brezin e ri”, deklaronte Papa Benedikt për Gazzetta dello Sport në vitin 2008.

Pasardhësi i tij, Francesku u ka bërë jehonë këtyre fjalëve, dhe ka premtuar madje të mos lutet për Argjentinën. Por një katolik që u takua me Papa Franceskun këtë javë për të diskutuar çështje më serioze, tha se iu duk sikur papa në fshehtësi bënte tifozllëk për ekipin e vendlindjes së tij. “Ai dëshiron absolutisht që Argjentina të fitojë”, i tha të përditshmes amerikane Boston Globe Peter Saunders, një viktimë e abuzimeve seksualë nga Anglia, i cili u takua me Papën të hënën. “Nuk e tha me zë të lartë, por mund t’ia shihje në sy, ëstë një tifoz i heshtur”.

Një muaj më herët, përpara se Argjentina të luante me Zvicrën, Francesku u tha me shaka rojave të tij zvicerane: “Do të jetë luftë!” Eshtë interesante të shohim se çfarë thotë Vatikani për finalen Argjentinë-Gjermani. Të dy papët njihen si shumë të afërt, teksa Francesku ka deklaruar se ai dhe Benedikti jane vellezer.

Ndoshta “vëllezërit” do të vënë një farë basti për finalen e madhe, ose ndoshta kjo do të thotë thjeshtë që Zoti ka një sens të jashtëzakonshëm humori. CNN/Përshtatur në shqip nga bota.al .

(d.b/BalkanWeb)