TIRANË- Liri Berisha, gruaja e kryeministrit shqiptar, prej kohësh ka nisur një sfidë personale për të ndihmuar fëmijët në nevojë dhe për këtë gjë ka marrë jo pak ndihmë nga bota e medias dhe ajo e biznesit. Fondacionit "Fëmijët shqiptarë", në ndihmë të fëmijëve autikë, nuk i mungojnë as paratë e as propaganda mediatike.





Falë edhe statusit social, bashkëshortja e kryeministrit Sali Berisha, ka arritur që të sigurojë donacione nga 84 biznese që veprojnë në Shqipëri. Tashmë ajo është e fokusuar tërësisht në këtë fondacion pasi ka dalë në pension dhe nuk ka asnjë angazhim tjetër.





Sponsorizimet





Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë fondacioni, gjatë vitit të kaluar ai është sponsorizuar nga 84 biznese, individë edhe përfaqësues të trupit diplomatik. Në listën e gjatë të sponsorizuesve ndodhen nga njerëz të thjeshtë e deri tek banka të fuqishme apo kompani të mëdha ndërtimi.





Të gjithë kanë dhënë para për vepra humanitare.

Në fakt, të dhurosh para për aktivitete bamirësie është më shumë se një akt altruist. Dhe duket se zonja Berisha ia ka dalë më së miri në drejtimin e fondacionit të saj.





Kjo për faktin e thjeshtë, se jo më shumë kohë përpara, të ardhurat e këtij fondacioni kanë qënë me pikatore. Madje ky fondacion është themeluar nga një kontribut modest nga zoti Domenick Scaglione.





Por edhe pse ky fondacion ka pasur mbështetjen e personaliteteve të ndryshme shqiptare, fondet e dhuruara për të kanë qenë gjithmonë me pikatore. Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë" kishte pasur edhe ndihmën e ish-zonjës së parë, Lidra Meidani, por asnjëherë nuk ka qenë kaq i sponsorizuar dhe me një veprimtari kaq të suksesshme sa nën drejtimin e Liri Berishës.





ashkëshortja e kryeministrit është emëruar në krye të këtij fondacioni në vitin 2006, kur Sali Berisha nuk kishte as edhe një vit që ndodhej në krye të qeverisë shqiptare.





Dhe tashmë duket se falë punës së saj, fondacioni jo vetëm që shënon një rekord sponsorësh por dhe ka mundur të zgjerojë aktivitetin e tij humanitar, siç ishte dhe hapja e qëndrave për fëmijët autistë.





Fondacioni





Krijimi i fondacionit "Fëmijët Shqiptarë" përkon me qeverisjen e parë të Partisë Demokratike. Në kohën kur kryeministri i sotëm, Sali Berisha, ishte President i vendit, në vitin 1996, z. Domenick Scaglione me paratë e tij krijon këtë fondacion, misioni i të cilit ishte të ndihmojë fëmijët në nevojë, pavarësisht përkatësisë fetare apo etnike si dhe të mbështesë institucionet të cilat asistojne ne ndihmë të këtyre fëmijeve.





Nga viti 1998 deri në tetor të vitit 2006 ky fondacion drejtohej nga Znj. Karin Roncari. Por përgjatë kësaj kohe, zor se i është dëgjuar ndonjëherë zëri kësaj zonje, edhe pse ishte presidente e këtij fondacioni bamirës.





Deri në emërimin e zonjës Liri Berisha, ky fondacion mbahej në këmbë kryesisht nga financimet e huaja. Por pas vitit 2006 raporti i financimeve nga donatorë shqiptarë ka ndryshuar krejtësisht. Rreth 90 për qind e aktiviteteve të këtij fondacioni mbështeten nga donatorë shqiptarë.





Falë këtyre financimeve, fondacioni përmënd si arritje të tij që 40 fëmijë janë dërguar jashtë shtetit për kurim. Një tjetër projekt i këtij fondacioni është "Qëndra e Kërkimeve për Diagnostikimin Molekular dhe Gjenetik". Projekti ka kushtuar 300,000 dollarë.





LISTA E FINANCUESVE



Intermed SHPK

Panorama Group

ABA(American Bank of Albania)

Bankers Petroleum Albania LtD

Elisabeta Zaloshnja

KALO Associates Shpk

Genc Boga

DEKA SHA

Unioni Financiar i Tiranes

Institute of Contemporary studies

EHW Shpk

Ledina Agolli

Hope of Albania

Wolf Thessis

H.L. Group SHpk

TIrana Bank

HUngarian Embassy

Interalbanian Sha

Bloja SHa

Edil AL It Shpk

Vista Group Shpk

Palmir Shpk

Maryse Daviet X

Credins Bank SHa

Albanian American enterprise Fund

gezim Ceka

Drita Hoxha

Vala Goxhi

Posta Shqiptare

Greek embassy

Embassy of Switzerland

Lyela Rama

Ten Group services Ltd

Ma.Di.Sh

Eagle Mobile SHa

Francesko, Dasha, S.Guxholliu

elfrida Zefi

Energji SHkp

Novartis SHPK aktivitet kulturor

Eurosig SHA

JON SHPK, Dhurate

Kompleksi GJanica@ Koza Besnik Kapllanaj

Qeveria e Nxënësve Gjirokastër, Silvana Kekezi

Ministria e KUlturës, Rinisë dhe Sporteve

Derveni SHPK

SIGMA SHA

Intermed Pharma

Albatrade

Taci Oil Company

Atlantik SHA

Novartis Pharma Service Inc

Hoffman La Roche SHPK

YAPS

Idea Vlore

French Embassy

Cavalier Rrahim Cota

Universiteti Kristal

Hope for the World

Panorama Group

Alba Pigs SHPK

Adelini SHPK

Komiteti Olimpik i Marsejës

KOINONIKH STHRIJI Chorhgia

Perparim Gropa; Ndërtim Impo-Expo

Intesa San Paolo Staff

SOYA Group;Mika Mori, Japoni

Firot Investment Bank

VILOIL SHA

EKO A2 SHPK

Birra Korca SHPK

FLORYHEN SH.P.K.P.O.B.Nr.8

ALCATEL ITALIA SPAFiliali SHqiperi pobox 2910

B.B.INTERNATIONAL GROUP

YLDON SHPK

STUDIO EKONOMIKE K2F

RIRA SHA

FASSA AND BERBERI TIRANE

AMFORA SHPK

ALB-BUILDING

AGNA Group

MONDIAL SHPK

POLYECO Greece