Autori i Lajmit: Redaksia




Deputetët e opozitës kanë reaguar pozitivisht pas draftit të propozuar nga ndërkombëtarët për zgjdhjen e krizës politike në vend. Sipas deputetit Socialist Bashkim Fino PS është e gatshme të pranojë draftin, por është në pritje të reagimit të kryeministrit Berisha. “Nuk kam ndonjë gjë teknike për të thënë për draftin e paraqitur, por nga komenti që bëri dje ambasadori i OSBE-së dhe nga deklaratat në protesta, ne jemi të gatshëm të pranojmë këtë draft. I ngelet topi në derë kryeministrit për të kthyer përgjigje sa më shpejt jo vetëm për të mbyllur këtë krizë politike që ka sot Shqipëria. Nga pikëpamja humane dhe për njerëzit që janë në grevë urie, besoj se ato e meritojnë të dalin sa më shpejt nga greva dhe për të mos shkuar më njeri në spital."- tha Fino. Pyetjes a mund të ketë negociata nëse drafti nuk parashikon hapjen e kutive,deputeti socialist i është përgjigjur “Dialogu është gjithmonë i hapur, në qendër të saj është transparenca e zgjedhjeve të cilën ta realizojmë përmes kësaj greve urie. Protestat do vijën gjithmonë të përshkallëzohen deri në një përgjigje pozitive si mbështetje për njerëzit tanë në grevën e urisë”





Ky lajm është publikuar: 16/05/2010