Drejtori sportiv i Fiorentinës, Pantaleo Korvino, ka bërë të ditur se skuadra ka arritur akordin me Milanin për transferimin e Alberto Xhilardinos në Firence. "Mungojnë vetëm disa detaje, por duhet të them se është praktikisht gjithçka e mbyllur. Lojtari ka bërë një sforco të rëndësishme ekonomike për sa i përket rrogës së tij", tha Korvino. Ndonëse nuk janë publikuar detajet e kontratës, mendohet se Milani do të përfitojë 14 milionë euro.