Të paktën 5 turistë kanë mbetur të plagosur pasi një pemë e madhe ka rënë mbi një autobus mbi të cilin udhëtonin drejt Firences. Autoritetet italiane njoftojnë se asnjë nuk është në gjendje të rëndë. Pema ka goditur pjesën e  pasme të autobusit, ndërsa ky i fundit kishte ndaluar në një semafor të kuq. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia, zjarrfikësit dhe ekipet e ndihmës mjekësore. Qyteti toskan është goditur së fundmi nga një valë e fortë e kohës së keqe. Shiu ka dëmtuar edhe pjesë të rëndësishme të qendrës historike të qytetit.

































21 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)