Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Joschka Fischer, kritikon gabimet e tanishme të ministrisë që ai drejtonte dikur, nën kryesimin e Guido Westerwelles, lidhur me Libinë. Në një intervistë për revistën “Der Spiegel”, ai kritikon edhe trajtimin e ngathët që sipas tij kancelarja Angela Merkel i ka bërë krizës së Euros.


Nga Express më 02 shtator 2011 në ora 08:29


* Z.Fischer, në muajin mars, keni shkruar se Gjermania e ka “humbur besueshmërinë e saj” dhe se politikat e saj të jashtme janë bërë ‘një farsë’. Javën e kaluar, edhe ish-kancelari Helmut Kohl tha se Gjermania “nuk është një fuqi e besueshme” dhe se Berlini nuk ka më busull”.

Fischer: Ky është një shqetësim serioz që me sa duket na preokupon të dyve në lidhje me qeverisjen e Gjermanisë. Fakti që edhe një anëtar i shquar i CDU-së, ka shprehur kritika të ashpra dhe të ngjashme në aspektin e përmbajtjes, do të thotë se ato nuk janë të gabuara.




*Çfarë është ajo që ju rezervon mbi politikën e jashtme aktuale të Gjermanisë dhe ministrin e Jashtëm, Guido Westerwelle?

Fischer: Ne jemi duke u qeverisur nga ata që kanë humbur kontaktin me realitetin dhe po mohojnë atë që është e qartë për të gjithë të tjerët.




*Westerwelle është duke pretenduar se ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në përmbysjen e kolonelit libian, Muammar Gaddafi.

Fischer: Ai pretendon me gjithë seriozitetin që politikat e tij sanksionuese ishin kryesisht përgjegjëse për ta larguar regjimin e Gaddafit. Gjithkush e di që është marrëzi dhe se absolutisht nuk do të kishte përparim, në qoftë se NATO nuk do të kishte ndërhyrë ushtarakisht në Libi. Jo, sjellja e qeverisë gjermane gjatë konfliktit të Libisë, abstenimi i saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së (votimi gjatë marsit, për atë nëse do të vendosej një zonë ndalim-fluturimi në Libi), ishte një lloj përmbysje dhe ndoshta shpartallimi më i madh i politikës së jashtme, që nga themelimi i Republikës Federale të Gjermanisë. Reputacioni i vendit tonë në botë është dëmtuara në mënyrë të konsiderueshme. Dhe kjo gjithashtu vjen nga justifikimet e fundit të Westerwelles për politikat e tij ndaj Libisë.




*Çfarë doni të thoni me këtë?

Fischer: Ai foli rreth asaj se si qendrat e reja të pushtetit do të kërkojnë partneritete të reja strategjike. Mesa duket, kjo do të thotë se Gjermania ka për qëllim për të filluar ndjekjen e politikave të saj globale tani me qendra të reja të pushtetit si Kina, Rusia, Brazili dhe India, të njëjtat vende që u bashkuan dhe abstenuan nga votimi i Këshillit të Sigurimit. Unë thjesht nuk e kuptoj atë. Edhe në shekullin e 21-të, karakteristikat themelore të gjendjes së Gjermanisë nuk kanë ndryshuar aspak. Ne jemi shumë të mëdhenj që të kufizohemi, për të luajtur një rol siç luhet në Zvicër. Por ne jemi shumë të vegjël për të luajtur rolin e një fuqie globale. Interesi ynë suprem duhet të mbajë të shtrënguar ankorimin tonë si pjesë e Perëndimit.




*Westerwelle thotë se ai është duke vepruar në përputhje me një traditë të rëndësishme në politikën e jashtme gjermane, pikërisht atë të mungesës së dëshirës për të ndërmarrë veprime ushtarake. Si ju duket kjo?

Fischer: Ushtria jonë nuk e ka përparësi, është në kushtetutën tonë. Por një politikë e mosqenies i gatshëm për të ndërmarrë veprime ushtarake, nuk mund të bëhet një abone falas për diktatorët të ndjekin politikat e shuarjes. Unë mendoj se ne kemi pritur shumë gjatë para se të ndërhynim në Bosnjë në vitin 1995. Kurse në rastin e Irakut në vitin 2003, ishte e drejtë për ne që të mos përziheshim, sepse arsyetimi i administratës Bush për të shkuar në luftë nuk i kishte menduar mirë pasojat. Është gjithmonë një vendim i vështirë për të justifikuar angazhimin ushtarak.




*Megjithatë, në rastin e Libisë, ishit plotësisht të bindur se sulmet ushtarake qenë të nevojshme?

Fischer: Gaddafi kishte kërcënuar një gjakderdhje në Bengazi, popullsia civile ishte përballur me rrezik. Ishte e qartë se shumica në Këshillin e Sigurimit mbështeti ndërhyrjen dhe se ka pasur përkrahje edhe nga Liga Arabe e Organizata e Konferencës Islamike. Abstenimet ruse dhe kineze mund të shihen si miratim i heshtur. Abstenimi i Gjermanisë ishte në mënyrë efektive një ‘jo’ dhe e izoloi atë nga partnerët e saj të Aleancës.




*Një temë tjetër, a po qëndron BE-ja në buzë të humnerës?

Fischer: Fakti që qeveria e Gjermanisë dukshëm nuk e di se si të merret me krizën financiare të ardhshme të BE-së është një problem i madh. Por të paktën njerëzit duket se e kanë marrë porosinë që nuk ka kthim te marka gjermane, pa shpërthyer kaosi i pabesueshëm. Kjo patjetër do të jetë kënga e mjellmës së BE-së dhe një zhvillim që nuk mund të jetë i kontrolluar nga dikush apo ndonjë gjë.




*Çfarë duhet të bëjë qeveria e Gjermanisë?

Fischer: Çështja është nëse ne vetë i ngatërrojmë gjërat. Duke bërë kështu që ta acarojmë krizën më keq. Ose duhet të vazhdojmë në mënyrë të vendosur? Duke bërë kështu, do të thotë që të ri-dimensionojmë BE-në në një bashkim transferimi dhe padyshim në një bashkim të stabilitetit. Këto janë dy anët e së njëjtës medalje.




*Kancelarja Merkel thotë se vendet si Greqia nuk do të kenë ndonjë stimul për të zbatuar reformat në qoftë se Gjermania do jetë gjithmonë e gatshme për të siguruar më shumë ndihmë.

Fischer: Unë do t’i blija pjesët e argumentit të saj, nëse unë do të shihja se ajo kishte një strategji. Por, deri më tani, nuk ka dhe për fat të keq, nuk ka qenë një. Qeveria jonë nuk është duke vepruar, është duke reaguar. Kjo është gjithmonë e keqe në një krizë.




*A pajtoheni me analizën e Helmut Kohl, që problemi kryesor i BE-së është mungesa e entuziazmit për idenë evropiane?

Fischer: Problemi kryesor i BE-së është se ne jemi të mbërthyer në një krizë politike. Kriza ku ne e gjejmë veten, nuk është kryesisht fiskale.




*Disa komentatorë thonë se problemi më i madh i BE-së është BE-ja vetë.

Fischer: Për fat të keq. Unë shpesh pyes veten pse brezi sot nuk ka ndonjë lidhje emocionale me BE-në. Natyrisht, bota ka ndryshuar, por kjo nuk do ta shpjegojë këtë.




*Njerëzit marrin gjërat pozitive që lidhen me BE-në dhe e fajësojnë atë për të gjitha problemet.

Fischer: Kjo natyrisht luan një rol. Është gjithashtu e qartë se BE-ja është gjithmonë vetëm një kompromis. Atëherë unë i kujtoi vetes se ishte babai im dhe gjyshi im e brezat e mëparshëm, që kishin marshuar në fushat e betejës pikërisht për këto konflikte.




*A jeni optimist për të ardhmen e BE-së?

Fischer: Ne duhet të punojmë në drejtim të krijimit të Shteteve të Bashkuara të Evropës tani. Kjo është e rëndësishme në dritën e historisë sonë. Sot, vendi duket se është mbërthyer në një provincializëm të brendshëm në kërkim dhe kjo është e rrezikshme. Ne kemi nevojë për kornizën politike për një BE më të fortë tani. Unë shpresoj se kriza do ta detyrojë brezin e tanishëm, për të bërë atë që është e mirë për të.