Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili përmes një postimi në facebook ka sulmuar ashpër Armend Zemajn, deputet i LDK-së, për gjestin e bërë nga ai duke gjuajtur me gotë në drejtim të opozitës.

Fisi i ka thënë se gjithçka pritet kur vjen nga një njëri si Zemaj i cili ulësen në kuvend e ka fituar në krah të tjerëve që kanë luftuar.

"Përveç se është gjest i dhunshëm, është edhe gjest qyqar, posaçërisht kur e sulmon një grue. Por, nuk është me u habitë kur vjen prej një njeriu pa koqe si Armend Zemaj, i cili edhe ulësen në Kuvend e ka zanë në krah të tjerëve që kanë luftue, derisa ky qirret se gjoja i mbron interesat e UÇK-së", ka shkruar Ismaili.

Ja postimi i plotë

Të mirremi vesh: arsyeja pse historikisht në shenjë proteste hudhen vezë e domate është me e e shprehë pakënaqësinë, pa e lëndue fizikisht personin që po e gjuen. Kjo praktikohet qe qindra vjet gjithandej nëpër botë.

Eh, tash, me marrë me e gjue njeriun me gotë të xhamit, qysh e ka gjue deputeti Armend Zemaj atë ditë në Kuvend deputeten Shqipe Pantina, është muhabet krejtësisht tjetër:

Përveç se është gjest i dhunshëm, është edhe gjest qyqar, posaçërisht kur e sulmon një grue. Por, nuk është me u habitë kur vjen prej një njeriu pa koqe si Armend Zemaj, i cili edhe ulësen në Kuvend e ka zanë në krah të tjerëve që kanë luftue, derisa ky qirret se gjoja i mbron interesat e UÇK-së, a nuk ka as mut n'bothë. Hipokrit me i thanë është shumë butë, kur ky është një rrenc i pafytyrë, që ka qef me u shitë kapadai, kishe është i fortë.

Unë për vete nuk jam njeri i dhunshëm. Kurrë në qeto 42 vjetët të jetës time nuk kam pasë konflikt fizik me dikë (përjashto ato në shkollë fillore, kur s'din cka po ban), madje as dy djemve të mi, që janë rritë tashmë, një shpullë të vetme bothve nuk ua kam dhanë, e lene ma ma shumë.

Atë ditë në Kuvend as me vezë nuk kam gjue, sepse kur përballna me dikë, nëse vërtet vie puna deri aty, e preferoj me e ba sy më sy, e le të del ku të del.

E fati i Armend Zemajt që atë ditë e fshehi dorën mbasi gjuajti me gotë, se për herë të parë në jetë më kish detyrue me u ba i dhunshëm, duke ia nukë vesht edhe duke mos ia dhanë në dorë, por duke ia shti n'bothë.

Bre zdral pilifunc.