Skender-BrucajKreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit, feste e cila vjen menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një deklarate për mediat nga selia e KMSH, Bruçaj ka uruar besimtaret për më shumë paqe dhe begati.


Ne sot përcjellim muajin e Ramazanit për të pritur Bajramin. Bajrami është simboli i paqes, moment i lartësimit të allahut, i lehtësimi të shpirtit , dita e shpresave. Bajrami është dita kur hatërmbetjet dhe smira marrin fund. Bajrami është solidarizimi në mbarë njerëzimin. I lutem zotit të madh në këtë ditë të Bajramit për paqe gëzim dhe harmoni.


Skëndër Bruçaj bëri edhe një lutje për të gjitha vendet ku ka luftë, që paqja të mbizotrojë dhe të mos shkelen të drejtat hynore të njeriut.


I lutem zotit fuqiplotë që të sjellë paqe në Gaza, Irak, Siri dhe kudo në botë ku shkelen parimet hynore të të drejtave të njeriut. I lutem allahut ti mbushë zemrat tona me ndjenja dashuria, respekt dhe mirënjohje, u shpreh Bruçaj.


Me rastin e Fiter Bajramit  Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndërmarrë një plan organizativ masash për faljen e besimtarëve.


Myftiu i Tiranës Ylli Gura ka shpjeguar vendet ku do të kryhet falja e besimtarëve ditën e nesërme.


Falja e besimtarëve do të nisë nesër në mëngjes dhe do të kryehet përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Kurse vendi i faljes për zonjat do të jetë i vendosur në fund të rrugës Myslym Shyri. Kalimi i mjeteve do të bllokohet sot pas mesnate, ndërsa trotuaret do të jenë të lira për këmbësorët.Kalimi i këmbësorëve do të kufizohet vetëm në vendin e faljes së besimtarëve, shpjegoi Gura.