Ish-ylli i futbollit gjerman, Franc Bekenbauer, mendon se skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka shanse të mira të fitojë titullin e katërt botëror, nëse mposht Argjentinën në çerekfinale. “është sfida më e vështirë për Gjermaninë në këtë botëror. Nëse e fitojmë, ëndrra për të fituar kupën mund të bëhet realitet”, deklaroi Bekenbauer. Ish-kampioni i botës si lojtar (1974) dhe trajner (1990) ka folur edhe për Maradonën dhe Mesin. “Diego ka qenë lojtar i shkëlqyer, i ka dhënë një leksion botës së futbollit. Mesi? Mund të frenohet vetëm duke e rrethuar”, shtoi “Kaizeri”.
#