Kishte me shume se 20 vjet qe priste te ekzekutohej, kur me ne fund ka fituar lirine. Duket si perralle, por eshte historia e vertete e skocezit 43-vjecar Kenneth Richey, i cili i ka shpetuar denimit kapital ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi kishte kaluar gati gjysmen e jetes duke pritur ekzekutimin. "Eshte teresisht i shokuar dhe nuk arrin ta besoje. Nuk e ka marre akoma veten", - ka thene avokati i tij pas vendimit te gjykates per ta liruar. Richey ishte denuar me vdekje, pasi i kishte vene zjarrin nje ndertese ne vitin 1986, ngjarje ne te cilen humbi jeten nje vajze 2 vjece. Avokatet e mbrojtjes kishin mbeshtetur gjithnje faktin se zjarri ishte aksidental, por per akuzen behej fjale per nje veprim te qellimshem, me objektivin per te vrare ish- te dashuren, e cila jetonte ne apartamentin aty prane. I lindur nga nje baba amerikan dhe nje nene skoceze, Richey ishte rritur ne Edinburg, perpara se te shkonte te jetonte me te atin ne shtetin amerikan te Ohajos, ne moshen 18-vjecare. Pasi u denua, ai u shnderrua ne nje prej simboleve te luftes kunder denimit me vdekje ne kete shtet, dhe madje mbeshtetej nga aktorja e famshme amerikane, Susan Sarandon dhe ish-kryeministri britanik, Toni Bler, si dhe shume shoqata humanitare. Richey dhe avokati i tij bene nje beteje te vertet ligjore, derisa siguruan lirimin e tij. Gjykata federale e apelit e Sinsinatit ne Ohajo pati anuluar denimin e dhene ne janar te vitit 2005, i cili u rikonfirmua disa muaj me vone nga Gjykata e Larte. Keshtu, gushtin e kaluar, serish Gjykata e Apelit anuloi denimin me vdekje, pasi avokati i mbrojtjes nuk kishte kerkuar nje ekspert kompetent per te konfrontuar tezen e zjarrvenies se qellimshme. Te henen, Richei nuk i kundershtoi akuzat e prokuroreve per zjarrvenien dhe vrasjen e vajzes, por sipas avokatit te tij mbrojtes, ai nuk ishte pergjegjes i drejtperdrejte per ngjarjen. Ndaj gjykata vendosi ta lere te lire, duke thene se denimi qe kishte vuajtur ishte mese i mjaftueshem. Pasi ka dale nga burgu, Kenneth Richey ka mbledhur familjen dhe avokatin per te festuar fitoren ndaj vdekjes.