Gjatë 90 minutave të ndeshjes, Argjentina ishte skuadër dukshëm më e mirë, duke krijuar shumë raste shënimi, por heroi i kolumbianëve, ishte David Ospina, që bëri pritje vendimtare, duke shpëtuar gola të sigurt.
Në ekzekutimin e penalltive, argjentinasit u treguan më të saktë, për të vazhduar tutje, teksa kundërshtari i tyre në gjysmëfinale, do të jetë fituesi i takimit Brazil – Paraguai./Indeksonline/