Erwin Koeman, vëllai i trajnerit të Holandës Ronald Koeman ka rikthyer qetësinë te Fenerbahce. Ish ndihmësi i Philip Cocu tashmë trajner i parë te skuadra nga Stambolli, pas barazimit shumë të rëndësishëm 2-2 ndaj Galatasaray-it në derbi, mori fitoren e parë në drejtimin e verdhezinjëve.


Fenerbahce mposhti 2-0 në shtëpi belgët e Andrelecht me golat e Valbuena dhe Frey në 20 minutat e fundit. Me këtë sukses Fenerbahce u ngjit në kuotën e 7 pikëve në grupin D dhe tashmë është shumë pranë kualifikimit. Verdhezinjtë e dëshironin me çdo kusht këtë fitore pasi ja dedikuan studentit 22-vjeçar Koray Sener, tifoz i Fenerbahces i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në ngjarjet e shëmtuara që ndodhën në ndeshjen ndaj Galatasaray-it.


Një fitore me peshë mori dhe Astana që mposhti 2-1 çekët e Jablonec në Kazakistan duke u ngjitur në vendin e parë të grupit K në kuotën e 8 pikëve.


8 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)