Tensionohen marrëdhëniet politike mes Australisë, Zelandës së re dhe Ishujve Fixhi. Ambasadorët e Fixhit janë përjashtuar nga Australia dhe Zelanda pas regjimit ushtarak të vendosur në shtetin ishullor nga Frank Bainimarama. Por të njëjtin vendim ka marrë edhe Fixhi për ambasadorët e dy vendeve, duke thënë se ata ndërhyjnë shpesh herë në punët e brendshme. Pak kohë më parë, arkipelagu u përjashtua edhe nga Forumi i ishujve të Paqësorit ku ndodhen 16 vende, mes të cilëve edhe Australia e Zelanda e Re. Shkak përjashtimi është bërë mosdekretimi i datës së re zgjedhore, çka i lejon juntës ushtarake të qendrojë në pushtet.