Sot nen drejtimin e kryeministrit Berisha u zhvillua mbledhja e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike.
Me poshte vijon fjala e plote e kryeministrit Berisha
Zonja dhe zoterinj deputete
Se pari ju kerkoj ndjese per vonesen por po vij nga Shkodra. Se dyti ju pershendes perzemersisht dhe le te shprehim kenaqesine krenarine e madhe se vetem dy dite me pak se 48 ore kane mbetur nga njera prej ngjarjeve me te medha ne jeten e qytetareve shqiptare ne te gjitha koherat por ne radhe te pare jeten e qytetareve te sotem shqiptare te cilet me daten 15 do te kene mundesine te levizin njehere e pergjithmone pa viza ne mbare Europen.
Ky akt perben arritjen e dyte te madhe te jetes se qytetareve shqiptare. E para sigurisht ishte shembja e diktatures shembja e murit te Berlinit ne Tirane 20 vjet me pare po nga kjo force politike e cila u themelua ne nje beteje legjendare por sot kjo force politike shnderron ne realitet nje nga dy-tre premtimet e saj me kryesore. Shnderron ne realitete heqjen e vizave pas shembjes se diktatures dhe anetaresimit ne NATO ky eshte premtimi me madhor i mbajtur i kesaj mazhorance i ketij koalicioni i kesaj partie.
Levizja pa viza ne Europe per shqiptaret ka aspektin me te thelle me te fuqishem njerezor sesa per cdo komb tjeter pasi diktatura e eger sistemi i vertete skllavo pronare i diktatures hoxhiste beri qe ne te jemi i vetmi komb qe te shenojme daljen ne liri me eksode masive eksode qe larguan nga ky vend pothuajse 1/3 e popullates.
Pra asnje komb tjeter nuk ka nje problem te tille njerezor sic kemi ne kaq te madh dhe do te jene te shumte qindra dhe mijera shqiptare qe do festojne krishtlindjet vitin e ri me femijet e tyre me prinderit e tyre me njerezit me te dashur qe kane vite ne mos dekada pa i takuar pa u cmallur. Aspekti njerezor eshte i pari ne cdo gje por nuk eshte vetem ky aspekt. Aspekt tjeter po kaq madhor eshte se shqiptare ne teresi dhe rinia shqiptare ne vecanti do te mund te njohe te preke te shijoje pasurite e medha trashegimite e medha kulturore te qyteterimit perendimore Europa eshte djepi i tyre.
Do te mund te njohin te prekin vendet dhe shoqerite e lira te cilat perbejne Bashkimin Evropian mrekulline me te madhe te ketij kontinenti ne te gjitha koherat. Kjo per te gjithe dhe per ne shqiptaret eshte shume me e vertete per shkak te te shkuares sone. Po te kemi parasysh se ne jemi i vetmi vend qe erdhem ne vitin 1990 te rrethuar me tela me gjemba. Nga 15 janari i vitit 1990 deri ne dhjetor me regjister dhe dosje jane te dokumentuar 51 djem dhe vajza burra dhe gra te ekzekutuar ne kufijte e ketij vendi nga regjimi barbar dhe kjo pasi ishte hequr neni i tradhtise se larte te largimit nga atdheu per kjo u be per te terrorizuar nje vend te tere.
Dje komuna e Aliko shenoi nje ngjarje e cila do te mbahet mend per shume kohe ne Shqiperi. Diten kur krimi shteteror ekzekutoi pa gjygj 3 te rinj te kesaj komune vetem e vetem se u nisen per token dhe boten e lire. Po te lexosh protokollin dosjen e ketij ekzekutimi per vrasesit ka vetem lavderime per te ekzekutuarit shkelen rregullat e kalimit te kufirit u zbatuar rregullorja. Si tre martiret e levizjes se lire te Alikos Shqiperia ka 51 te tjere por jane dhe qindra te tjere te pa regjistruar.
Disa here me vjen ne mendja slogani yne i viteve 1990 E duam Shqiperine si gjithe Europa dhe po te ndalesh per nje moment dhe te analizosh gjendesh para nje fakti qe keta djem dhe vajza vune jeten e tyre rinin e tyre per dicka qe nuk kishin qene kurre per nje Europe qe nuk e kishin pare dhe shetitur kurre. Ishte e jashtezakonshme sepse dhe ne vend e te tjera perjetuan diktature por Republika e Ish-Jugosllavise qytetaret e kesaj Republike leviznin lirshem drejt Europes. Qytetaret hungarez leviznin lirshem drejt Austrise dhe keshtu me radhe ata te cilet erdhen ne vitet 1990 te rrethuar me tela me gjemba ishin vetem shqiptaret dhe ne kete aspekt simbolika e dates 15 hyn ne historine dhe jeten e gjithsecilit si nje nga datat me te shenuara krahas datave me te shenuara qe ka njeriu.
Kjo date dhe kjo dite qe eshte dite e dinjitetit te madh individual te qytetareve shqiptare u be e mundur me perpjekjet me serioze me te ndershme me te gjithanshme me reformat me te suksesshme te cilat shemben cdo lloj paragjykimi diku-diku te drejte diku-diku te pa drejte.
U kerkuan kerkesa shtese absolutisht te drejta sepse ne ishim te vetmit qe e priten dhe e shenuam renien e murit te Berlinit me eksode biblik sepse mafia shqiptare u be nje nga me te rrezikshmet me famekeqet ne Evrope per shkak te simbiozes se saj me pushtetin. Ndaj dhe asnjehere nuk kam patur keqkuptim per kerkesat e rrepta qe u bene ndaj nesh. E vetmja kerkese e imja ka qene qe te vleresohemi ndershmerisht dhe kjo u be.
Me dhjetera ekipe erdhen konstatuan dhe vleresuan ne vend cdo gje. Por pervec ketyre ishte dhe nje fushate antinjerezore e pa permbajtur e grupit te bllokmeneve te rinj qe diten e heqjes se vizave do te deklaronin se nuk kishim nevoje per kete u beme te gjithe si kembet e dhise absolutisht kete e ka thene ne menyre te perseritur. Ky grup bllokmenesh qe ne psikologji ka percmimin ndaj qytetarit.
Mos harroni ju ate qe i tha Edvin Kristaq Rama nje qytetare te Shkodres. Me ke je ti i tha une i tha ajo jam me Partine Demokratike. Si qenke me Partine Demokratike i thote Rama sepse i ati i saj kishte qene ish funksionar i regjimit por ajo i pergjigjet se nuk mund te jem me dike tjeter pse i thote Rama keq ishim ne kur ishim se bashku ne maja. Ne fakt ata ishin ne bunkere sepse ne maje ishin shkodranet e verteta eshte se ata ishin ne bunker te thelle por percmimi dhe nencmimi ndaj te tjereve i bente ata te dukeshin ne maja por ne te vertete ata ishin thelle ne bunker dhe ne variantin me optimal gjela mbi pleh asgje me shume.
Keshtu qe keta zoterinj u perpoqen angazhuan shuma te medha angazhuan nje makineri te tere dizinformimi shkruajten letra dhe bene cdo gje ky grup bllokmenesh te rinj qe kjo te mos ndodhte qe heqja e vizave te mos behej. Do te keni 1 milion shqiptare qe do te vershojne drejt jush u be genjeshtar dhe genjeshtra e tyre e perhapur ne mbare Boten bene tur racist anti shqiptare per te mbajtur fjalimet me primitive kunder shqiptareve. Packa se kur ne qytetet e shqiptareve llamburitin dritat zoteria sillet si majmun me bisht ne pyjet e vendit te tij. Nuk lane gure pa levizur dhe neser protestojne neser jane ne proteste. Pasneser shqiptaret nisen te lire pa viza ne mbare Europen ndersa bllokmenet e rinj protestojne le te protestojne sa te duan shqiptaret do te levizin te lire ne mbare Europen dhe kjo eshte vepra e reformave tona te thella dhe te gjithanshme.
Meriten e tyre te dashur qytetar dhe qytetare shqiptare Edvin Kristaq Rama nuk futi dot ne kuti vizat tuaja. Beri gjithcka qe ti pengoje bllokoje dhe tju mashtroje. Mos harroni kurre se diten e vendimit te pare me te rendesishem per vizat ai ishte ne ate te quajtur greve urie pasi nuk ishte greve urie e mirefillte por me tre vakte ne dite dhe nen kujdesin e kryeministrit se une nuk do te beja viktima para shtepise sime.
Beri greve urie vetem e vetem per te penguar vizat dhe do te nise leter ne stilin e nje njeriu te pa skrupull te nesermen e marrjes se vendimit. Ndermori fushaten elektorale pasi doli nga cadrat hap kutite te clirosh vizat u soll verdalle neper Shqiperi dhe kudo me qellimin ogurzi te fuste vizat ne kuti por deshtoi mori ate qe meritonte. Premtimi u mbajt shqiptaret me daten 15 dhjetor e tutje do te ndihen si kurre me pare qytetare Evropiane.
Le te shprehim ne mirenjohjen me te thelle qeverive te vendeve anetare te zones se Shengenit per vendimin e tyre fisnik per vendimin e tyre jashtezakonisht te rendesishem dhe ti garantojme se ne menyre absolute qeveria do te jete totalisht e hapur me secilin e prej tyre per bashkepunimin me te ngushte ne menyre qe as edhe nje pasoje e vetme as edhe nje rast i vetem te mos mund te abuzoje me kete vendim me fisnikun qe Bashkimi Evropian ka marre per qytetaret shqiptare ne tere ekzistencen e marredhenieve tona.
Ky eshte vendimi me i rendesishem me fisnik. Kam bindjen me te thelle se qytetaret shqiptare me dinjitet te madh do te qendrojne para ketij vendimi dhe ne menyren me te qyteteruar do te sillen ndaj tij pa i lejuar vetes as edhe abuzimin me te vogel. Keto vende hapen dyert per ne. Hapen dyert e shtepive te tyre per ne. Na takon ne te gjithe shqiptareve qe te qendrojme ne lartesine e moralit tone e pergjegjesise sone per te shmangur cdo lloj abuzimi.
Edhe njehere ju falenderoj ju zonja dhe zoterinj deputete
Sepse jane reformat e votuara te shqyrtuara nga ky parlament qe bene te mundur qe vizat e qytetareve shqiptare te mos hynin ne kutine e Edi Rames. Por te shnderrohet ky akt ne nje arritje personale te cdo qytetari shqiptare dhe te lirive te tij.
Po bej nje permbledhje te shkurter per Shkodren nen-Shkodren dhe zonat e permbytura
Do ta filloj me konkluzionin e nje eksperti te huaj italian qe po punon dhe po ndihmon dite e nate per perballimin e kesaj situate. Dy dite me pare ky ekspert i shquar i emergjencave do tu deklaronte zyrtareve tane ne Shkoder se ju keni bere nje kryeveper ne menaxhimin e kesaj situate. Nje kryeveper te jashtezakonshme dhe ju e realizuat kete sepse ju punuat me zemer. Ky zoteri me ekipin e tij ka disa dite qe punon ne Shkoder dhe ka konstatuar se solidarizimi dhe dashuria e njerezve per te kapercyer kete situate nuk ka munguar sepse tha ai sikur te gjitha mjetet te kishin nuk do te benit kurre kete qe keni bere dhe kjo eshte nje kenaqesi eshte nje mirenjohje e thelle per te gjithe ata qe bene te mundur qe ky operacion me i veshtire ne historine e vendit me i rrezikshmi te konsolidohet te shpetoje cdo jete njerezore.
Une duke shkuar ne Shkoder u ndala ne spitalin e Lezhes se bashku me Lilin takuam dhe i beme nje vizite Violetes nene 21 vjecare e cila lindi ne nje fshat te Velipojes. Une takova ekipin mjekesor mjeken nje ish studenten time te ciles i thash se krenohem shume me ty e cila se bashku me mamine pas mesnate me varke kishin lundruar drejt shtepise se saj kishin mbetur ne mes te ujit i kishin marre ne krahe dhe kishin shkuar per ti asistuar Violetes ne lindje e cila solli ne jete nje djale si drita takova pilotet te cilet e kishin transportuar ne kushte te veshtira nene e re drejt spitalit te Lezhes.
I them ketij zoterise se sot nuk kam deshire te polemizoj me te por ka disa ceshtje qe cdo njeri ka ndjeshmerine me maksimale dhe kjo eshte femija. Ne vend qe ky shok apo zoteri ti conte nje buqete me lule Violetes te falenderonte mjeket infermieren qe po rrezikonte tu conte nje mesazh falenderimi ketij ekipi te mrekullueshme sepse pas mesnate edhe mund te druheshin dhe mund te terhiqeshin por vendosen te sakrifikojne cdo gje per te shpetuar cdo femije qe te lindte i gjalle. Ky sot duke pasur veten jashte cdo kontrolli u thote gazetareve se prape Berisha thote se nuk kemi pasur jete te humbura vetem sot nuk mund ta thoshte sepse fakti qe nje i sapo lindur eshte ne jete sot per cdo familje shqiptare eshte nje gezim i vecante duke pasur parasysh kushtet ne te cilat kjo nene e re 21 vjece solli ne jete nje djale nje femije menyra sesi u operua si u shpetua. Pra dua ti them zotit Rama se ndoshta nje dite do ta mesosh se asgje nuk mund te krahasohet me jeten e njeriut me vleren e saj dhe mbi te gjitha eshte jeta e femijeve me eprorja e te gjithave. Une u shokova ne parlament kur duartrokiten duke lexuar emrat e kater viktimave qe lenduan zemren shpirtin e cdo qytetari shqiptare dhe i lexuan me duartrokitje. Serish ky shok nuk nxjerr mesim dhe pikerisht sot nuk duhet ta thoshte ate fjale por duhej te perulej me nderim te madh para asaj nene te re qe eshte simboli i grave dhe nenave shqiptare dhe atij ekipi qe sakrifikuan per ta shpetuar ndersa ai ben mesazhe se po abuzohet se nuk kemi humbur jete njerezore.
Po i them se do te bejme gjithcka per te mos humbur asnje jete njerezore dhe per shpetimin e jeteve njerezore sakrifica eshte e domosdoshme. Kurse porsa i perket probleme te tjera njeriu i fundit qe mund te flase dhe te qaje hallet e Shkodres je ti z.Rama. Cfaredo qe te besh ti cila do fraze dialektore qe te perzgjedhesh cfaredo imitimi qe te stisesh ti per ate qytet mbetesh nje alien po sepse je vete ti me sjelljet e tua me te gjitha dhe i ke te kodifikuara ato. Shkove ne Pogradec ty atje te coi mozauleu te coi psikologjia e bunkerit sepse nuk mund te shkoje kurre kur Shkodra permbytej. Dole ne Pogradec the thirrje qe te hapeshin kutite ti per Shkodren mbetesh alien hyp ne shpinen e Tom Doshit apo te kujt te duash ti. Shkove ne Shkoder per te zgjedhur Ketin ne krye te Partise Socialiste me grushta shkelma e karrige ne nje kohe kur udheheqja e vertete e Partise Socialiste ishte ne balle te permbytjeve.
Ata jane qytetare shqiptare dhe po merrnin per te lehtesuar qytetin shkon gjoja per permbytjen dhe zgjedh kryetaren por nuk i pranon Shkodra gjera te tilla. Tani kur po kthehesha shikon se ka akoma zona qe ecet me varke ndaj dhe te keshilloj qe ate preokupim per Shkodren me mire lere menjane sepse ata te quajne alien.
13/12/2010