Reagimet

LSI e pret krahehapur por afrimi ne grup mund te ndryshoje qeverine

Deputeti i Partise Socialiste ish-ministri i Jashtem Kastriot Islami pritet te mos jete shume gjate pjese e socialisteve dhe opozites se vendit. Lajmit te dale nga kryesia e PS-se se ndaj Islamit pritet penalizim per shkak te thyerjes se vendimeve te grupit parlamentar socialist iu shtua dje edhe deklarata e kreut te Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta qe theksoi se Islami ishte i mirepritur ne LSI. Nga ana e tij Kastriot Islami ne nje prononcim per gazeten Shqip dje theksoi se ende PS-ja dhe drejtuesit e saj nuk i kishin komunikuar asnje njoftim zyrtar per sa i perket qendrimit qe do te mbanin me te dhe kur ta kishte kete qendrim do te shprehte edhe pikepamjet e tij. Por burimet bejne te ditura se tashme Islami me ose pa qendrimin zyrtar te PS-se pritet te kaloje si deputet i LSI-se ose nje deputet i pavarur brenda mazhorances. Por ketu duket se eshte vetem fillimi i karrieres se Islamit ne mazhorancen parlamentare pasi nje sere mundesish pritet te shpalosen per te.


Dyshimet

Kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta e konsideroi si te habitshme kerkesen qe kryetari i PS-se Edi Rama i ka bere grupit parlamentar socialist per perjashtimin e Kastriot Islamit. Ka 21 vite qe ne PS nuk ka ndodhur ndonje perjashtim i tille dhe nuk besoj se do te ndodhe aktualisht aq me teper kur behet fjale per nje figure qe ka kontribuar per Partine Socialiste dhe per nje personalitet te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes deklaroi Ilir Meta duke u shprehur dyshues nese Islami do te perjashtohej ose jo nga PS-ja. Sipas Metes Islami nuk kishte bere ndonje gabim gjate karrieres se tij ne PS madje perkundrazi ishte shprehur me kohe qendrimet qe socialistet po zbatojne sot. Por ndonese ketyre dyshimeve Ilir Meta ka theksuar se LSI-ja eshte e hapur per Kastriot Islamin dhe per cdo individ tjeter qe kerkon te jete pjese e kesaj partie. Nuk besoj se Islami do ti bashkohet LSI-se megjithate partia jone ka statusin e saj per kedo qe aderon te behet pjese e saj theksoi Meta. Por burimet bejne te ditur se pavaresisht perjashtimit nga PS-ja Islami mund te qendroje si nje deputet i pavarur prane mazhorances nisur nga fakti se qendrimet e fundit te Islamit kane qene ne perputhje me ato te PS-se.


Mundesite

Perjashtimi ose largimi i Islamit nga PS-ja pritet ti hape ketij te fundit nje sere mundesish te reja per karriere prane mazhorances qeverisese. Burimet bejne te ditur se po shikohet mundesia qe kalimi i Islamit te grupi parlamentar i LSI-se te shoqerohet edhe me emerimin e Islamit si minister i Jashtem i kabinetit Berisha. Kjo mundesi po shqyrtohet me kujdes nga palet dhe pritet qe se shpejti te merret nje vendim. Nga ana tjeter ne rast se Islami qendron si nje deputet i pavarur brenda mazhorances aktuale mund te krijohet mundesia qe ai te jete edhe kandidature e mazhorances per President te ardhshem te Republikes. Islami ka qene nje nga drejtuesit e larte te PS-se i cili ne menyre te vazhdueshme ka qene pjese e qeverive socialiste dhe po keshtu ne forumet e larta drejtuese te kesaj partie. Por prej vitesh tashme marredheniet e tij me lidershipin socialist jane ftohur se tepermi.