Ka nisur me fjalën e ish deputetit demokrat Flamur Noka, protesta e opozitës së bashkuar para Kryeministrisë.


Ky është një marshim protestë, marshimin revolte ndaj kryebanditit, Rama IK, populli ka forcë, Rama ti nuk i përfaqëson dot më shqiptarët më, na ndiqni vëllezër. E morët vesh apo jo, na ndiqni, na ndiqni- tha Noka, duke ftuar protestuesit te marshojne per te rrethuar Kryeministrine.


Kryetari i opozitës, Lulzim Basha dhe simpatizantët që ishin grumbulluar në selinë e PD-së janë bashkuar me protestuesit të cilët janë mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Po ashtu edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi me përkrahësit e saj i janë bashkuar mitingut para Kryeministrisë, që ndryshe nga herët e tjera është mbushur me protestues edhe në krahun e sheshit Nenë Tereza.