Flamur Noka është bërë sërish për të disatën herë personazh ditën e djeshme, për gjënë e vetme që di të bëjë në politike, veprimet e dhunshme.


Pas përjashtimit nga Kuvendi, për arsye se goditi deputetin Erjon Braçe, ai tha se e përjashtuan si armik politik.


Por, deputetja Ledi Shamku shkruan se në fakt, Flamuri është armik i qytetërimit, jo armik politik.


Jo, Flamur, ti nuk je armik politik, siç e quajte veten.


Fjala politikë ka në rrënjë të saj fjalën polis qytet.


Dhe qytetet kanë qytetërim.


Në këtë kuptim, ti je bash antipolitik.


Të kisha dy metra larg sot, kur zgjodhe (si përherë xhanëm) të përdorje duart në vend të fjalëve; krahun në vend të mendjes.


I kemi ca miliona vjet ne njerëzit që kemi zbritë nga pema dhe kemi mësuar të flasim.


U përjashtove si antipolitik, si armik i qytetërimit, meqënëse don patjetër ta quash veten armik.


Së paku ta dish armiku i kujt je!, shkruan Shamku.