nikolinNga Nikolin Dodaj


 


Unë jam një njeri qe merzitem nëse shqiptaria merr nga lindja. E them këtë sa për tu prezantuar. Por, në protestat e Shkupit mua më duket gjeja më normale që njerëzit dolën me flamur jeshil dhe flamur të kuq.


Ne fakt, flamuri i kuq na ka ardhur kur ishte Skenderbeu i krishere. Flamuri yne i kuq eshe bizantino- kristian ne simbolike. Flamuri  jeshil është flamuri përfaqësues i emocioneve të sotme dhe i bindjeve të sotme të njerezve që po protestojnë.


Tani unë e kuptoj se ka një kontraditë në atë protestë. Se  flamuri ynë i kuq nuk është as neutral për nga simbolika, ai është shumë bizantino- kristian. I vënë pranë flamurit jeshil, duket një kontraditë.


Por, kjo është kontradita e brendshme e shqiptareve, që në fakt i emocionon flamuri jeshil, por u duhet të bëjnë sikur i emocionon flamuri i kuq. Është si rasti kur na pelqen tallavaja, por na duhet të bëjmë sikur na pëlqen Bethoveni.


Në demonstra, njerëzit dalin me flamurin që i emocionon. Ju të tjerët që nuk ju emocionon flamuri jeshil, dilni me flamurin e kuq për vete, por mos u kerkoni njerezve që ti emocionojë flamuri që doni ju.


Flamuri qe ju doni që ti emocionojë, në fakt është në simbolike një kundërthënie me flamurin që i emocionon ata. Pra, ju po u kerkoni shumë dhe  nuk më dukeni të vetëdijshem për këtë. Duke u kerkuar qe te mos dalin me flamurin jeshil, ju po u kërkoni që të kënë turp se janë myslimane.  Dhe kjo nuk është pak.


Nëse ata do të ishin integralë me emocionet e tyre, ndoshta ata nuk duhet te kishin ne duar një flamur te kuq, qe është më shumë simbolike e gjakut të Krishtit, sesa ndonje shprehje kombëtare shqiptare. Por, ata e dine se nuk mund te dalin kaq hapur, sepse ne mesin tonë kemi disa që vetëm flamuri i kuq i emocionon, si dhe kemi disa të tjerë që nuk do tu pëlqente po të harrohej fare flamuri i kuq.


Pra, unë do të thoja se ngjyrat e flamujve në fakt jane një statistike se çfarë ndihemi ne shqiptarët. Thjesht duhet ta pranojmë kështu si është. Nëse termometri tregon temperaturë, nuk ke pse merzitesh me njeriun që ka temperaurën dhe as me termometrin. Nese do te besh diçka, padyshim qe ajo që duhet të bësh, nuk ka të bëjë me qortimin e atij që ka temperaturë dhe as me termometrin. Nese nuk do te besh diçka, perseri nuk ke pse flet keshtu. Sepse kjo e folur eshte jo llogjike. Mungesa e llogjikës shkon deri atje sa të mendoni se padyshim është manipulim i sllavëve dhe nuk pranoni gjënë më llogjike se i gjithë predikimi i të premteve nuk ka shkuar kot ne gjithë këto vite. Ata nuk janë mysliman koti. Disa prej tyre, që po bëhen shumicë, janë myslimane me gjithë zemër.