www.albania-sport.com - Flamurtari do të presë të premten Apoloninë në Vlorë në një ndeshje shumë të rëndësishme për fierakët, kur për këta të fundit flitet për një tjetër betejë mbijetese në Superligë kur kanë mbetur edhe tri javë nga përfundimi i sezonit.



Vlonjatët, falë një faze të tretë të shkëlqyer (8 ndeshje, 5 fitore, 2 barazime, 1 humbje) dhe një super-Memelli (11 gola me fanellën kuqezi), ndodhen në vendin e gjashtë, por kanë vetëm tri pikë më shumë se Apolonia (38 pikë).



Flamurtari vjen në përballen e tretë sezonale me Apoloninë pas barazimit në Shkodër me Vllazninë (1-1), ndërsa fierakët pas fitores 2-1 me Kastriotin në “Loni Papuçiu” (e kontestuar fort nga krutanët).



Në dy takimet e para: Apolonia-Flamurtari 1-1(faza e parë) dhe Flamurtari-Apolonia 2-0 (faza e dytë).



Trajneri i Flamurtarit, Gugash Magani: “Flamurtari ka nevojë për pikë dhe këtë duhet ta bëjë edhe me Apoloninë. Pak na interesojnë llogaritë e të tjerëve”.



Fituesit ende në fuqi të Kupës së Shqipërisë do të përballen pas Apolonisë me Teutën në Durrës (java 32) dhe me Shkumbinin në Vlorë.



Apolonia ka pësuar nëntë humbje në transfertë, duke qenë ekipi i tretë më i dobët jashtë shtëpisë pas Gramozit (6 pikë) dhe Shkumbinit (4 pikë).



Gjithsesi, në kampin fierak ndodhet edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit, serbi Mlladen Bërkiç (15 gola) dhe Flamurtari-Apolonia mund të shihet edhe si një provë force midis tij dhe golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, Migen Memellit, aktualisht në forcë të vlonjatët e që ka realizuar 12 gola këtë sezon.






Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 28 Prill 2010








Shto dhe ti komentin tend



Emri dhe e-maili