Sebino Plaku kompletoi sulmin e liderit të Superligës, Flamurtarit, përpara nisjes së pjesës së dytë të sezonit 2010-2011.



Trajneri Gugash Magani ka në vijën e parë veteranin Daniel Xhafaj (15 ndeshje/10 gola); Aleksandar Bajevksi (12 ndeshje/2 gola) dhe Ardit Shehaj (10 ndeshje/1 gol).



Në fakt, gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Sebino Plaku, - - për të cilin Flamurtari pagoi 10 mijë euro, por me formulën që lojtari të mos përfitonte pagesat nga Tirana, që shkonin në 20 mijë euro – ka shënuar vetëm tre gola në 15 ndeshje.



Flamurtari ka shënuar në 16 ndeshjet e para një total prej 25 golash, ose 1.56 gola për ndeshje (po aq sa Dinamo), duke pasur sulmin e dytë më të mirë pas Skënderbeut: 26.



Në pesë ndeshjet e fundit, Flamurtari ka fituar 3 dhe ka humbur 2 të tilla.



Në stadiumin “Flamurtari”, vlonjatët kanë një rekord prej 100 për qind të pikëve: 8 ndeshje, 8 fitore.



Gjatë fazës përgatitore në Antalia të Turqisë, Flamurtari i fitoi të katër ndeshjet miqësore: Malatyasporin, Ankaradenisporin, Saba Qoom të Iranit dhe me Samsusporin.



Ndeshja e parë për Flamurtarin me rifillimin e kampionatit është ajo kundër Kastriotit në Krujë (vendi i 9-të, 20 pikë)



Në fazën e parë, Flamurtari fitoi 3-0 në Vlorë: golat nga Lena, Shehaj dhe Xhafaj.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 18 Janar 2011