Flamurtari-Vllaznia 2-2
Shenues: Brajkovic 13', 37'/ Sinani 28', Lika 55'
Heroi i takimit te Vlores ishte Mate Brajkovic qe me dy golat e tij i ka vene vulen te gjitha thashethemeve te parasfides qe perfshire portierin e Flamurtarit, Mocka dhe sulmuesin e Vllaznise, Sukaj. Nje barazim 2-2 ka minuar perkohesisht endrren e Vllaznise per te marre vendin e trete, pare edhe barazimet e djeshme mes kryesueseve. Te paret qe shenojne jane vlonjatet. Brajkovic tund rrjeten ne minuten e 13-te, por cerek ore me vone eshte i zakonshmi Vioresin Sinani qe baraspeshon shifrat ne 1-1. Por duket se Brajkovic e kishte ndare mendjen qe t'ja u nxinte jeten shkodraneve duke shenuar serish 7 minuta perpara perfundimit te pjeses se pare. Ne fraksionin e dyte eshte Vllaznia qe kerkon te permbyse rezultatin. Barazimi vjen me ane te Likes, por fitorja ngec duke mos i lejuar kuqeblute te kapercejne Tiranen e Elbasanin ne renditje.