Nje Flamurtar endrrash ka shkaterruar dje Skenderbeun duke i dhene nje leksion futbolli ne Vlore. Supersfida e javes se 10-te ka perfunduar me fitoren 4-0 te kuqezinjve te cilet nga minuta e pare e deri tek e fundit nuk reshten se vrapuari duke dominuar totalisht ndaj nje Skenderbeu qe tregoi se ishte i forte vetem ne leter dhe jo ne fushe. Shpirt te larte gare aksione spektakolare dhe me nje Daniel Xhafaj ne forme te shkelqyer Flamurtari meritoi gjithcka duke u konfirmuar edhe njehere se do te jete nje pretendent kryesor per titullin kampion. Nje sfide me vete ishte edhe per dy pankinat teksa Magani i dha nje leksion te mire Muces qofte per rreshtimin ne fushe qofte per zevendesimet qe beri. Vlonjatet ishin agresive dhe ushtruan nje presion gati te papare. Te mbeshtetur kete here edhe nga tifozet ata nuk e vune kurre ne diskutim fitoren. Skenderbeu ishte hija e vetvetes dhe nuk arriti te dilte ne lojen e vet per asnje moment. Porta e kuqezinjve thuajse nuk u godit fare. Edhe ne ato pak raste qe korcaret krijuan topi ose dilte jashte ose pritej me shume lehtesi nga gardiani Spaho. Ndersa ne Shkoder Vllaznia ka arritur te marre piket e plota teksa ka mundur Elbasanin me rezultatin e paster 3-0. Nje fitore me shume gola per shkodranet e Joses e per me teper



permes nje loje bindese sidomos ne 45 minutat e para kur edhe kane siguruar trepikeshin. Ky triumf duket se ka kthyer besimin dhe qetesine te shkodranet te cilet per hir te se vertetes po vuanin nga mungesa e rezultateve pozitive kujtojme ketu se djemte e Joses vinin ne kete takim pas humbjes se nje jave me pare me Flamurtarin. Nje gol i kosovarit Nallbani dhe me pas dy gola te bomberit shkodran Vioresin Sinani i cili tashme ka shkuar ne kuoten e 201 te tilleve ka bere qe te ndizet atmosfera ne kampin kuqeblu.

Gjika 500 euro premio ne dore cdo lojtari


Presidenti i Flamurtarit Shpetim Gjika mund te kete qene njeriu me i lumtur dje ne stadium. Dhe kete gje ai e ka treguar ne menyren e tij me tipike duke shperndare menjehere premiot. Ne perfundim te ndeshjes i ka shperndare nje shperblim prej 500 eurosh secilit futbollist duke i motivuar me shume keta te fundit edhe per vazhdimesine ne kampionat. Dua te pergezoj cunat per kete fitore te mrekullueshme qe arriten sot dje. Ne te vertete kam qene edhe une mjaft ne tension per kete ndeshje pasi te dyja ekipet kishin pasur pak a shume te njejten ecuri ne kampionat tha Gjika. Pas vershellimes se fundit te takimit ai ka pergezuar ekipin e tij per ate fitore te cilesuar si nje surprize. Kjo pasi para ndeshjes Gjika kishte hedhur nje bast per kete sfide duke parashikuar se ndeshja do te fitohej nga Flamurtari me rezultatin 3-0 por ne fakt kuqezinjte shenuan 4 gola.

Shahet ne kor Muca do nderprerjen e takimit


Trajneri i Skenderbeut Shkelqim Muca nuk gjen fjale per te shprehur zhgenjimin qe ka ndjere dje ne Vlore. Pervec humbjes per te cilen ai thekson se ishte me se e merituar trajneri ka reaguar per sharjet e tifozeve ne adrese te tij gjate gjithe ndeshjes. Madje Muca i pat kerkuar arbitrit te katert nderprerjen e takimit per kete shkak. fare te them ishte nje fitore e merituar e Flamurtarit. Ne gabuam shume ne mbrojtje. Ndeshja perfundoi pikerisht kur pesuam golin e dyte. Dua te them gjithashtu se jam shume i zhgenjyer nga publiku vlonjat. Me kane ofenduar gjate gjithe ndeshjes ka thene trajneri. Pas golit te dyte tifozet e Flamurtarit nisen ta shajne ne kor trajnerin e Skenderbeut. Per disa minuta ofendimet ndaj tij kane mbizoteruar totalisht ne stadium duke bere qe Muca ti kerkoje gjyqtarit te katert nderprerjen e lojes deri kur te pushonin ofendimet.

Progni I meshiruam u benim edhe 10 gola


Gerard Progni ka festuar ne menyren me te mire 24-vjetorin e ditelindjes. Vete lojtari i ka bere nje dhurate vetes teksa ka shenuar nje gol mjaft te bukur. Mesfushori do te shprehej mjaft i lumtur per kete rezultat qe sipas tij i jap driten jeshile Flamurtarit per ne Kupat e Evropes. Kjo fitore kishte mjaft vlera per ne per synimet qe kemi ne kete kampionat. Fitorja jone e sotme mund te kishte qene edhe me e thelle por nuk deshem vete se mund te kishim vazhduar duke shenuar edhe nja dhjete gola te tjere. 4 golat na mjaftojne per te treguar se nuk jemi rastesisht ne kete situate ka thene ai.

Superiore/Java 10


Te shtunen
Shkumbini-Tirana 1-3
Grizha 18/ Pejic 61 Zizovic 71 Tushe 82
Besa-Kastrioti 0-0
Dinamo-Laci 3-3
Vila 8 Bakaj 38 Sefa 74/ Mile 28 Vucaj 32 Kaja 76
Te dielen
Vllaznia-Elbasani 3-0
Nallbani 8 Sinani 21 30
Flamurtari-Skenderbeu 4-0
D.Xhafaj 5 Sakaj 52 Progni 66 Bajevski 70
Sot ora 1400
Teuta-Bylis

Renditja


Ekipi ND F B H P
1. Dinamo 10 7 2 1 23
2. Flamurtari 10 7 1 2 22
3. Skenderbeu 10 6 1 3 19
4. Tirana 10 4 3 3 15
5. Shkumbini 10 4 2 4 14
6. Vllaznia 10 4 2 4 14
7. Teuta 9 3 3 3 12
8. Laci 10 3 2 5 11 9. Bylis 9 2 1 6 7
10. Besa 10 1 5 4 8
11. Kastrioti 10 1 5 4 8
12. Elbasani 10 2 3 5 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.



Leonard Karaj