Hektor Peçi, mjeku personal i Enver Hoxhës tregon për marrëdhëniet e tij me familjen Hoxha dhe i përgjigjet akuzave për ngacmime.


Në një intervistë ekskluzive për gazetën Panorama, profesor Peçi, shprehet se ka qenë prej 7 vitesh mjeku personal i Enver Hoxhës, derisa në vitin 1972 ai është transferuar në fakultetin e Mjekësisë ndërsa është zëvendësuar nga Isuf Kalo.


Djali i Enver Hoxhës, Sokoli është shprehur se profesor Peçit i thurën një intrigë sikur ka ngacmuar bashkëshorten e Ilir Hoxhës, vëllait të tij. Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës. Ai shprehet i habitur me këtë intrigë për të cilën shprehet se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në Panorama intervistën e Sokol Hoxhës.


Ai tregon se ka qene për 7 vjet mjek i Enver Hoxhës dhe me pas u largua, por pa i dhene arsye.


Nuk kishte asnjë arsye që mu tha mua në atë kohë. Unë për herë të parë e dëgjoj këtë gjë në intervistën e Sokol Hoxhës në gazetën tuaj. Por, më saktë, këtë gjë mund ta shpjegojë Teuta, e cila në atë kohë ka qenë në moshën e pubertetit.


Pyetur nga Panorama nese e kane akuzuar per kete gje brenda familjes ai pergjigjet: Unë nuk e di, brenda familjes mund të ketë ndodhur çdo gjë, por ndonjë qëndrim përbuzës të familjes ndaj meje nuk pata. Unë me Nexhmijen jam takuar herë pas here, në raste të ndryshme. Të tjerat i dinë vetë ata, unë nuk mund të hyj në problemet e brendshme të familjes së tyre. Por unë vetë nuk pata ndonjë masë, qortuese, as kritikë të lehtë, apo të rëndë, apo ndonjë pasojë. Nuk mund të çohet nëpër mend që të ketë pasur një dyshim apo akuzë të tillë ndaj meje dhe unë të vazhdoja punën si mjek i pacënuar. Nuk mund ta çosh dot nëpër mend- thote ai.


Çfarë tha Sokol Hoxha/ Mjekun e Enverit e hoqën, pasi e akuzuan se ngacmoi nusen e tim vëllai


Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës tregon mënyrën e largimit të mjekut personal endokrinolog nga babai i tij, Hektor Peçi. Sipas Sokol Hoxhës ai u largua pas ngritjes së një intrige për tu zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo.


Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i Enver Hoxhës deri sa ky i fundit vdiq, ndërkohë që ju dhe bashkëshortja juaj e akuzoni atë si pjesë të komplotit kundër jetës së Enver Hoxhës. Ku i bazoni këto?


Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet antiEnver. Blair-i me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), ska se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj.


Kush ka qenë mjeku personal i Enverit para Isufit?


Deri në vitin 72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo.