Ish reprezentuesi i Francës, Gael Givet ka treguar se si ai u largua nga skuadra franceze, Evian pas vetëm një ndeshje të zhvilluar. Ish lojtari i Blackburn nga Premierliga Angleze ka thënë se te Evian u largua pas vetëm një ndeshje sepse skuadra kërkoi nga ai që ta rruaj mjekrrën e tij.




"Evian më bëri mua sikur të isha xhihadist, ndërsa unë as që jam i konvertuar si musliman. Më thirri presidenti në zyre dhe më tha që ta rruaj mjekrrën sepse nuk bën që të luaj me këtë mjekërr.

Ata më trajtuan sikur të isha xhihadist, ndërsa unë as që jam i konvertuar në musliman" ka thënë Givet.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Pas një ndeshje me Evian, Givet u rikthyet te ish skuadra e tij, Arles. Givet 12 herë e ka veshur edhe fanelën e Kombëtares së Francës./Indeksonline/