Flor Mumajesi zëvendëson Elvanën me Arilenën, ja urimi dhe bashkëpunimet me të











Sot është një ditë e rëndësishme për këngëtaren bukuroshe Arilena Ara. Ajo feston ditëlindjen. Edhe pse është vetëm 19 vjeç, këngëtarja ka arritur ti ngjisë shumë shpejt shkallët e karrierës, dhe kjo falë talentit të saj.



Së fundmi bukuroshja ka qenë e ftuar speciale në këngën Nallane 3 e Dj Vicky dhe Flor Mumajesit. Ky i fundit nuk ka nguruar ta tregojë vlerësimin që ka për Arilenën sa herë i jepet mundësia.



Ai e ka cilësuar më herët 19- vjeçaren si një diamant teksa këndonte hitin Nëntori.


Më pas, e bëri pjesë të projekteve të tij, dhe sigurisht në një ditë kaq të rëndësishme për bukuroshen, nuk mund të mungonte dhe  një urim i veçantë për ditëlindje.



Ai ka postuar një foto të Arilenës shkëputur nga koncerti i saj në Ukrainë dhe shkruan Gëzuar ditëlindjen energjia.