E kishim lënë që Acromax alias ArkivaShqip, kërkonte që Flori të shlyente borxhin prej 18.000 eurove. Themeluesi i Acromax, Aldor Nini ishte shprehur se nëse ky dëm nuk shlyhet sa më shpejt, Flori do të paditet.


Dhe ja që hakmarrja e Florit vjen e menjëhershme dhe e pamëshirshme sepse të ardhurat e Acromax burojnë kryesisht nga ai kanal në Youtube që tashmë është mbyllur si pasojë e shkeljes së të drejtave të autorit dhe pas kontestimeve nga Florjan Mumajesi dhe Ervin Gonxhi, shkruan tribuna.


 


Ky është mesazhi origjinal që shfaqet sot kur tenton të hapesh kanalin ArkivaShaqip në Youtube:

"YouTube account ArkivaShqip has been terminated because we received multiple third-party notifications of copyright infringement from claimants including: Florjan Mumajesi, Ervin Gonxhi, Flori Mumajesi."


Nuk është hera e parë që kanali i ArkivaShqip mbyllet dhe betejat nëpërmjet kanaleve Youtube tashme janë çështje e ditës. Këngëtarët shikojnë të shushatur sesi videot e tyre fshihen nga Youtube dhe janë të pafuqishem për të mbrojtur punën e e tyre dhe investimet e tyre, ndërsa fansat duan vetëm të degjojnë muzikë, por ja që censura e pakuptimtë, leku dhe hakmarrjet personale kane krijuar një vorbull kaosi që do e mbështjellë muzikën shqiptare për një kohë shumë të gjatë. /Indeksonline/