Pika kufitare e Kapshtices eshte kthyer perseri nje problem dhe bezdi per shqiptaret qe emigrojne drejt Greqise. Diten e djeshme te pakten 20 autobuse me pasagjere kane pritur pafund per te kaluar kufirin nderkohe qe radhe te gjata vereheshin ne te dyja korsite e rruges. Shkak per kete mesohet te jete bere pala greke e cila kryente funksionimin vetem me nje sportel nderkohe qe pala shqiptare ka vene ne sherbim te udhetareve kater prej tyre. Mesohet se nuk ka pasur asnje paralajmerim per nderprerjen e punes nga pala greke po keshtu nuk ka pasur asnje njoftim se kur do te vazhdoj puna normalisht. Ndersa nga ana tjeter udhetaret shqiptare shprehen se jane mjaft te shqetesuar rreth situates ne te cilen ndodhen pasi rrezikojne te mos kapin punen diten e sotme.