02-08-2013 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Korçës e tashmë Zv.kryeministër i Shqipërisë, Niko Peleshi tha dje, se për të është një vlerësim shumë i madh, përzgjedhja në ekipin qeverisës të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit nuk sqaroi shumë sepse kish zgjedhur Niko Peleshin si zëvendëskryeministër. Ndërkohë Niko Peleshi është thirrur të dëshmojë për përgjegjësitë e tij rreth vjedhjes së 64 piktura të piktorit të famshëm Vagjush Mios.  Ish-përgjegjësi i Galerisë së Arteve “Guri Madhi” në Korçë, Sotiraq Xega, i cili është i pandehur për vjedhjen e 61 pikturave, deklaroi dje në sallën e gjyqit se autorët janë persona të brendshëm. “Unë nuk mund të akuzoj një njeri pa e parë. Në fondin e Galerisë kanë hyrë vetëm 3 burra që kur e kam marrë. Ka hyrë Niko Peleshi (Kryetari i Bashkisë së Korçës), Koço Kokëdhima dhe Vladimir Topi, i cili e kishte në ngarkim dhe më ka detyruar ta hap. Kokëdhima ka thënë: “Merri Niko Peleshi dhe shiti të tëra se këtu ka vetëm artistë pa vlerë”, duke ditur që atje janë 20 artistë të popullit që kanë studiuar të gjithë jashtë shtetit”, ka deklaruar Xega para trupit gjykues.  Sipas tij pikturat e Mios janë dhuruar nga kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi, kryebashkiakut të Selanikut.
 


...