Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi ditën e sotme fondet që do marrin partitë politike për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.


Në mbledhjen e sotme KQZ miratoi projektvendimin Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019.


Kështu Partisë Socialiste i janë akorduar 86.6 milionë lekë të vjetra, Partisë Demokratike 52 milonë lekë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim 27 milionë lekë.


Ndërkohë Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i janë akorduar 10 milionë lekë.


Po ashtu Partisë Social Demokrate 7 milionë lekë dhe për LIBRA, janë akorduar 6 milionë lekë.


Gazeta Shqip