Pas 6 vitesh mungesë, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë të ditur se Forcat Speciale Shqiptare janë rikthyer në Afganistan dhe po ndihmojnë në trajnimin e komandove Afgane. Forcat Speciale shqiptare rikthehen pas 6 vitesh në Afganistan! Po e tregojnë veten sa specialë janë duke trajnuar Komandot afgane në misionin Resolute Support Mission. #KrenariPërFA, shkruan Xhaçka në Facebook.



17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)