10-08-2013 / Gazeta 55

Forcat e Armatosura angazhohen sërish për shuarjen e zjarreve që kanë rënë së fundmi në disa zona të vendit. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile i ka kërkuar sot paradite Qendrës së Bashkuar Operative të Ministrisë së Mbrojtjes dërgimin e trupave ushtarake për shuarjen e dy vatrave të reja të zjarrit në Urën Vajgurore dhe në Pukë.

Me urdhër të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi, aktualisht janë angazhuar 170 forca dhe 9 mjete ushtarake në këto dy rajone. Më konkretisht, 120 forca të batalionit të Këmbësorisë në Poshnje të Beratit dhe 50 forca të Batalionit të Këmbësorisë të Vaut të Dejës në Shkodër po punojnë intensivisht, me qëllim shuarjen e vatrave të zjarrit që janë shfaqur si pasojë e temperaturave të larta që shoqërojnë stinën e verës.

...