Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot shefin e Njësisë së Inteligjencës të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, kundër admiralin Sinan Surer.




Komandanti i FSK-së, me këtë rast e ka falënderuar kundër admiralin Sinan Surer dhe përmes tij Qeverinë e Turqisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Turqisë për ndihmën e vazhdueshme që po japin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Gjenerallejtënant Rrahman Rama në takimin me kundër admiralin Surer, biseduan edhe rreth bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, në të ardhmen.




Kundër admirali Sinan Surer e ka uruar gjenerallejtënant Rrahman Ramën për emërimin në detyrën e Komandantit të FSK-së.




Në fund, kundër admirali Surer premtoi vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes të FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë./Indeksonline/