Ushtria turke dhe aleatët rebelë kanë rrethuar rajonin Afrin në veri të Sirisë, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në ofensivën turke kundër luftëtarëve kurdë rreth kufirit jugor.


Turqia ka nisur operacionin e saj në veri të Sirisë rreth dy javë më parë, me qëllim të largimit të kurdëve të Sirisë nga kufiri turk.


Turqia i konsideron anëtarët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), si grup terrorist dhe të lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).


Forcat kanë rrethuar Afrinin dhe kanë pushtuar zonat me rëndësi kritike në këtë rajon, ka njoftuar ushtria përmes një deklarate.


Të hënën, zëdhënësi i qeverisë turke ka thënë se forcat e armatosura kanë fituar kontrollin e më shumë se gjysmës së zonës dhe kanë premtuar se do të pastrojnë vendin nga militantët.


Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka thënë javën e kaluar se forcat turke kanë rrethuar Afrinin dhe janë afruar në qytet, mirëpo një zëdhënës i YPG-së më vonë ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke thënë se rajonet që pretendohet të jenë nën kontrollon turk janë ende zona të luftimeve.


13 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)