Atletico Madrid ka njoftuar se Diego Forlan ka nënshkruar kontratë të re me klubin. Reprezentuesi i Uruguait ka arritur marrëveshje të re, e cila do ta mbajë në Atletico deri në vitin 2013.



Presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo, kishte konfirmuar interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës për Forlanin gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, futbollisti ka vendosur të mbetet në Atletico. Synimi im ka qenë të mbetem në këtë klub për shumë vite me radhë, deklaroi Forlan.