Mercedes dominon plotësisht Çmimin e Madh të Bahreinit duke zënë dy vendet e para. Kështu, Luis Hamilton ka arritur të fitojë garën e dytë radhazi, pas asaj të Australisë, ndërsa në vendin e dytë është renditur piloti tjetër i ekipit, Rosberg.

Vendi i tretë ka qenë surpriza më e madhe e garës, pasi është zënë nga Sergio Perez me Force India-Mercedes. Kampioni i botës në fuqi. Vettel nuk ka shkuar më shumë se vendi i 6, duke qenë shumë larg paraqitjeve të arta edicionet e fundit me Red Bull-in.

Edhe Ferrari vazhdon të zhgënjejë, pasi Alonso u rendit i 9, ndërsa Raikonen i 10, teksa detyroi presidentin Montezemolo të largohet para se të mbyllet gara. Për t’u shënuar ishte edhe një aksident i frikshëm në xhiron e 41-të, ku piloti i skuderisë Sauber-Ferrari, Esteban Gutierrez, shpëtoi pa marrë lëndime.


d.b/shqiptarja.com