Një ligjvënës amerikan që ka marrë rol udhëheqës në përpjekjet për të mbrojtur pakicat fetare në Lindjen e Mesme, thotë se lufta kundër Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, është luftë për të mbrojtur vetë civilizimin, e cila duhet mbështetur më gjerësisht nga të gjitha vendet e botës.

Kongresmeni Jeff Fortenberry tha në një intervistë për shërbimin kurd të Zërit të Amerikës, se vendet arabe me besimtarë myslimanë suni, duhet që në veçanti të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara dhe me partnerët perëndimorë, për ta frenuar ISIS-in dhe për të zgjidhur situatën "e tmerrshme" të refugjatëve në rajon.

Fortenberry, republikan nga Nebraska, ishte promotori i një rezolute të Kongresit muajin e kaluar, që e deklaronte genocid fushatën e dhunës kundër të krishterëve, popullsisë jazidi dhe të pakicave të tjera fetare, të ndërmarrë nga grupi Shteti Islamik.

Rezoluta u miratua njëzëri nga të gjithë 393 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve.