Teuta siguroi përfundimisht një vend në play-out pas fitores me Tiranën (1-2) në kryeqytet. Një ndeshje që pati gjithcka, golat e Cotës (18') e Dushkut (62') për Teutën, goli e një-ishi durrsak, si Daniel Xhafaj (60') për Tiranën, por dhe grindjen e Hykës së Tiranës me Dushkun e Teutës, por mbi të gjitha si kulm lamtumirën nga futbolli i luajtur i legjendës bardheblU Indrit Fortuzi.
Ish-lojtari i Iraklisit u aktivizua 43 minuta në pjesën e parë, por 34-vjecari tregoi klasin e tij me veprime plot finesë. Për ta bërë edhe më mbresëlënëse "varjen e këpucëve në gozhdë", "Zogu" u dhuroi tifozëve 20 bluza bardheblu me numrin 11, numër që ai kishte trashëguar nga Agustin Kola, një tjetër lojtar i madh i 23-herë kampioneve në vitet 1980-1990.
Tri pikët e marra ndaj Tiranës, që pësoi humbjen e katërt rresht në kampionat dhe të 7-në në drejtimin e trajnerit të tretë sezonal, Sulejman Memës (Starova 2, Hafizi 2), i siguruan Teutës një vend në ndeshjet e play-out, një meritë kjo edhe e trajnerit beratas Kristaq Mile, edhe ky i fundit i treti sezonal për formacionin e presidentit Hasanbelliu, pas Hysen Dedjes e Gentian Begesë.
Teuta, së bashku edhe me Kastriotin do të përballen me vendet 3-4 të Kategorisë së Parë, java e fundit e së cilës do të luhet ditën e diel, më 18 maj. Në këtë kategori Bylis e ka siguruar ngjitjen në Superligë, ndërsa për vendin e dytë luftojnë Apolonia e Lushnja, ndërsa Laci për vendin e katërt, ku është në rivalitet me Burrelin.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 32
Tirana-Teuta 1-2
Golat: D.Xhafaj 60'/ Cota 18', Dushku 62'