Sot bota u bë me 7 miliardë banorë. Filipinet u bënë shteti i parë që mirëpriti një foshnjë të lindur si e 7 miliardta; një vajzë e vogël që mori emrin Danika Mej Kamaço dhe që lindi vetëm dy minuta para mesnatës të dielën në Manila. Megjithatë, Filipinet nuk ishin vendi i vetëm ku u mbajtën  ceremoni për banorin e 7 miliardtë. Një organizatë qeveritare përzgjodhi si banoren e 7 miliardtë një vajzë  të quajtur Nargis, e lindur sot në një fshat të Uttar Pradesh, zonës me dendësi më të madhe në Indi.





Data e sotme si data kur popullsia e tokës arrin në 7 miliardë ka
ngjallur dhe shumë polemika pasi është e pamundur të përcaktohet me
saktësi se kur arrihet ky  numur njerzish e; edhe më e vështirë është të
zbulohet se kush është fëmija e 7 miliardtë. Por përtej polemikave,
analistë e organizata joqeveritare kanë shfrytëzuar rastin për të
nënvizuar mënyrat për të  reduktuar hendekun mes të varfërve dhe të
pasurve.



Ekspertët thonë se janë rreth 108 miliardë njerëzit që kanë jetuar deri
më sot në tokë; çka do të thotë se 6.5 përqind e njerëzve të lindur
ndonjëherë; jetojnë në botë aktualisht. Ekspertët gjithashtu shtojnë se
vetëm pas 32 vjetësh, do të jemi 9 miliardë qënie njerëzore në këtë
planet.



Delina Bitraku