Një foshnje është gjetur gjallë pas tre ditesh në një vend ku ishte varrosur nga nëna e tij.


25-vjecarja kishte bërë një varr me rërë dhe dru të marrë nga fabrika pasi kishte frikë nga reagimi i familjes së saj nëse do kuptonin se ka lindur fëmijën e dytë.


Ajo e pranoi që e kishte bërë një gjë të tillë kur policët e zbuluan trupin e foshnjës. Ndërkohë, fëmija është dërguar në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe nuk dihet nëse do të rikthehet të nëna e tij.


Kjo ngjarje ka ndodhur në provincën KwaZulu Natal në Afrikën e Jugut.


/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter