Këtë të martë në emisionin maratonë Shqiptarët për shqiptarët u mblodhën brenda natës 40.000 eurot e operacionit të Eljas.


mamaja-768x437

Fëmija i parë i çiftit Meçani nga Libohova ka lindur më një plagë të madhe të hapur në shpinë, një sëmundje e rrallë kjo e cila prek foshnjat që në fetus duke lënë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës nëse nuk operohet në kohën e duhur.


Mjekët shpjeguan se palca kurrizore e Elias nuk është e mbrojtur, pasi ajo del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera jetësore.


Sëmundja e rrallë sipas mjekëve quhet spina bifida aperta por tashmë Elja të ketë mundësinë që të kryejë operacionin e nevojshëm në Gjermani pasi paratë e operacionit janë mbledhur nga donatorët. Prindërit e Eljas kanë falënderuar me zemër shqiptarët që iu gjendën pranë dhe shpëtuan jetën e fëmijës së tyre teksa bëjnë përgatitjet e fundit para udhëtimit për në Gjermani.


Po e shikonim live ne facebook dhe paratë u mblodhën, e pabesueshme,-thotë halla e Eljas.


I jam shumë mirënjohës të gjithëve, ishte një shumë e madhe, nesër ne nisemi në Gjermani kemi shumë shpresë,-thotë Erjoni babai i foshnjës. U mblodhën paratë për vajzën nesër do ikim në Gjermani jam shumë e lumtur, mu kthye buzëqeshja për vajzën time, do i shpëtohet jeta,-thotë e ëma e Eljas.